Paul Heggarty, kryeautori i artikullit për origjinën dhe lashtësinë e shqipes në kuadër të familjes indoeuropiane botuar vjet në "Science", do të referojë në Akademinë e Shkencave!

12 Gusht 2024, 16:22Kulturë TEMA
Paul Heggarty, kryeautori i artikullit për origjinën dhe

Paul Heggarty, kryeautori i artikullit për origjinën dhe lashtësinë e shqipes në kuadër të familjes indoeuropiane botuar vjet në "Science", do të referojë në Akademinë e Shkencave për temën (titull i abstraktit të propozuar nga autori):
"A new database, family tree and origins hypothesis for the Indo-European Language Family: What place for Albanian"
"Një bazë e re të dhënash, një pemë gjenealogjike dhe një hipotezë origjine për familjen gjuhësore indoeuropiane: cili është vendi i shqipes".

Ky është titulli i referatit të studiuesit të mirënjohur Paul Heggarty (Max Planck Institute), dërguar komitetit organizues të tryezës shkencore ndërkombëtare për lashtësinë e shqipes, bashkë me abstraktin (shih ilustrimin e këtij shenjimi).
Paul Heggarty, kryeautori i artikullit "Pemë gjuhësore me shembuj të hershëm që mbështet në një model hibrid për origjinën e gjuhëve indoeuropiane" / "Language trees with sampled ancestors support a hybrid model for the origin of Indo-European languages", shkruar bashkë me 32 studiues të tjerë (antropolinguistë, gjenetolinguistë, indoeuropeistë, informaticienë, modelues), mbështetur nga dhjetëra të tjerë (kërkues e ndihmës), vjen në Tiranë në fillim të nëntorit si referues kryesor (keynote speaker) në tryezën shkencore "Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane, origjina dhe lashtësia e saj", që organizon Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Ludwig Maximilian Universität, me shkas nga botimi i këtij artikulli në të mirënjohurën "Science" më 28 qershor 2023. A.K./TemA

3 Komente

  1. X
    Xha Sulua

    ISHALLAH ,,,ALLAH ALLAH ,,,

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Sa do qe te nderrosh pseudonime ,persri bie era kopil edhe nga interneti,po ai sumqim 300 evrosh ngelesh,por me nje drame qe po jetoni dita dites,Eladha jote,ç'do dite e me shume po i del boja si shtet fallco grek,ashtu si ja u nxorren te palarat me ekonomine mashuruse,ashtu do ja u nxjerrin sumen boterisht,gamisuni tani!!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tironsi ZZ, NYC

      @ Xha Sulo fallco Të tëmë Në lëmë!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje