"Piranjat e Londrës", Banksy publikon veprën e 7 të artit

12 Gusht 2024, 08:09Kulturë TEMA
"Piranjat e Londrës", Banksy publikon veprën e 7 të

Që në fillim të javës, artisti Banksy, i famshëm por gjithashtu i panjohur duket se ka marrë përsipër autorsinë e një sërë veprash arti, të realizuara kryesisht në muret e Londrës.

Shtatë veprat e tij duket se kanë krijuar një atmosferë si të një kopshti zoologjik në qytetin anglez.

Këtë të diel ai ka pranuar autorsinë e një vepre që duket si një akuarium me peshq në mes të rrugës. Nëse e shohim me vëmendje peshqit e pikturuar duket të jenë piranja.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Banksy (@banksy)

Edhe kjo vepër njësoj si veprat e tjera të kësaj jave është postuar në instagramin e Banksy-t pa një shkrim shoqërues, duke e lënë audiencën të lirë në interpretim.

Lini një Përgjigje