PIKTURA E DITËS: "Thethi"- Pikturë e veçantë nga Agim Dervishi

28 Tetor 2025, 21:11Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Thethi"- Pikturë e veçantë nga

Në veprën më lart Agim Dervishi na çon në një fshat të humbur mes maleve, ku çdo gur dhe çdo rrugicë ka historinë e vet. Shtëpitë duket sikur frymojnë me natyrën, ndërsa fusha e gjelbër e Thethit jep një ndjesi paqeje dhe përjetësie.

Piktori Agim Dervishi dallohet për gjetjet artistike, jo vetëm në kombinime ngjyrash dhe peisazhet e mrekullueshme që realizon në natyrë, por edhe në imazhe nga evente të rëndësishme të kulturës sonë kombëtare.

Artisti i mirënjohur i panelit nga Mati, Agim Dervishi hapi vetëm pak kohë më parë në Tiranë ekspozitën e tij vetjake me piktura.

E veçanta e ekspozitës, përveç cilësisë artistike, është se subjekti është natyra, peizazhi.

Duke shëtitur nëpër natyrën shqiptare, piktori ka marrë më të mirën e mundëshme nga ajo, duke e ri-ngjallur sërish përmes penelit, dhe duke e përjetësuar atë.

Kushdo që është adhurues i natyrës dhe veçanërisht peizazhit, sheh përmes pikturave të artisitit Agim Dervishi pjesë të pasionit dhe frymëzimit për gjithçka duam të shohim. /liberale/

Lini një Përgjigje