Prezantohet në COD botimi “Bosco Verticale: Morfologjia e një Pylli Vertikal” (FOTOT)

7 Qershor 2025, 18:23Kulturë TEMA
Prezantohet në COD botimi “Bosco Verticale: Morfologjia e një

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u prezantua mbrëmjen e djeshme, botimi me i fundit me titull “Bosco Verticale: Morfologjia e një Pylli Vertikal”.

Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, ndërsa eventi kushtuar arkitekturës dhe së ardhmes së qëndrueshme të qyteteve, erdhi si një bashkëpunim me studion arkitekturore Stefano Boeri Architetti.

Libri, i cili shënoi 10-vjetorin e ndërtesës emblemë Bosco Verticale në Milano, përshkroi rrugëtimin e saj si një model pionier i arkitekturës së qëndrueshme dhe si simbol i një vizioni të ri për qytetet e së ardhmes. Ndërtesa, tashmë e konsideruar një ikonë ndërkombëtare, ka frymëzuar arkitektë dhe qytetarë anembanë botës për të rrethuar jetesën urbane me gjelbërim dhe biodiversitet.

Në qendër të këtij takimi ishin arkitekti Stefano Boeri dhe Francesca Cesa Bianchi, të cilët ndanë me publikun rrugëtimin dhe vizionin pas “pyllit vertikal”, ndërsa aktiviteti u hap me një fjalë përshëndetëse nga Kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi rëndësinë e këtij vizioni arkitektonik për të ardhmen urbane të Shqipërisë.

Më pas, të pranishmit ndoqën një dialog frymëzues mes arkitektit të mirënjohur Stefano Boeri dhe bashkëpunëtores së tij Francesca Cesa Bianchi, të cilët ndanë historitë, sfidat dhe konceptet që qëndrojnë pas krijimit të “pyllit vertikal”.

Prezantimi u mbajt në gjuhën angleze dhe mblodhi pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, arkitektë, urbanistë, studentë dhe përfaqësues të institucioneve, të cilët shfaqën interes dhe entuziazëm për projektet që lidhin natyrën me urbanen në mënyrë të harmonishme. /ATSH/

1 Komente

  1. Q
    Qazo

    Pylli sateme

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje