Pushteti i bukur femëror

8 Mars 2025, 10:19Kulturë TEMA
Pushteti i bukur femëror

nga Rita Petro

Fuqia dhe suksesi i një gruaje ka vlerë, kur e arrin vetë atë dhe jo kur e merr si dhuratë nga burrat e pushtetshëm. Kur e fiton vetë, ajo nuk e shfrytëzon asnjëherë për të patur kontroll mbi të tjerët dhe nënshtrim ndaj atij që i detyrohet. Përkundrazi, një grua vërtet e pushtetshme e ka zbuluar, së pari, këtë forcë brenda vetes së bashku me bukurinë e feminitetit të vet. Dhe s'ka hiç nevojë të shndërrohet në një "burrë arrogant", për të sfiduar pengesat që has çdo ditë nga stereotipat gjinorë.
Në shoqërinë shqiptare gruaja e ka dyfish vështirë, pasi kur arrin majën e suksesit dhe ka pushtet intelektual, profesional e material, sulmohet edhe nga burrat, edhe nga gratë. E kundërta ndodh me një burrë të suksesshëm, që admirohet edhe nga gratë, edhe nga burrat.

Nga ana tjetër, gratë luftojnë ashpër për vendin e parë, kur atje është një grua, ndërsa kur është aty një burrë, nuk e kanë problem që qetësisht të kalojnë në vendin e dytë.

Ndaj çdo ditë, aq më tepër sot në 8 Mars, ne duhet të ndërgjegjësohemi vetë për forcën tonë që na buron nga brenda, duke mbështetur veten dhe njëra-tjetrën, të ndërgjegjësojmë çdo burrë për ta kuptuar se lumturia në jetë varet nga harmonia mes burrit e gruas; të ndërgjegjësojmë çdo qeveri që shkon e vjen, se nuk mjafton vetëm rritja e numrit të grave në qeverisje, por të mbrojë e të ndihet përgjegjëse për çdo grua të dhunuar dhe çdo jetë të humbur, të mbështetë fuqishëm shpirtërisht, kulturalisht, mendërisht e materialisht gjithçka që është e drejtë e gruas, sikurse dhe e burrit.

Gjithsesi, pushteti i bukur femëror, pavarësisht sfidave, ka kohë që po sfidon e po hap dritare, teksa heq tulla në muret e shoqërisë shqiptare.

1 Komente

  1. M
    Munika

    He te lumte moj Rita! Me mire nje pushtet te bukur vrimash we do e lakmonte cdo mashkull, se sa ca pordhe bastardhesh qe na ferkojne mjekrat e welbura e guxojne te japin mesime si te ishin vet Nicja a Shopenhaueri, por qe as ua hedh veshtrimin njeri, e jo me ti lexoje, sepse te neveriten qysh ne fjaline e pare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje