Shtatorja e Gjergj Kastriotit gati për përurim në Itali, Muriqi: Figura e Kastriotit një ndër figurat më sfiduese për artistët

8 Gusht 2024, 17:14Kulturë TEMA
Shtatorja e Gjergj Kastriotit gati për përurim në Itali, Muriqi:

Gëzim Muriqi e ka realizuar shtatoren e Gjergj Kastriotit, shtatore që do të përurohet më 30 gusht në Hora të Arbëresheve, dhe një realizim i tillë padyshim do të mbetet si një ndër emocionet më të mëdha për artistin.

Në një intervistë për KultPlus, Muriqi ka thënë se kërkesa për realizimin e një shtatoreje për një prej figurave më të rëndësishme të kombit shqiptar, Gjergj Kastriotit ka ardhë nga bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër.

“Respektivisht çdo gjë ka filluar me Veli Berishën, të cilit më pas i janë bashkëngjitë edhe: Rexhep Rifati , Adnan Asllani e Ramadan Morina, kurse iniciativën e drejton shoqata në Hora të Arbëresheve në Sicili të Italisë”, ka thënë Muriqi për KultPlus.

Kjo shtatore po përurohet si shenjë mirënjohje për komunitetin arbëresh në Itali, të cilët ruajtën kulturën arbërore për shumë shekuj, kulturë që vazhdojnë ta ruajnë edhe në ditët e sotme.

Muriqi ka thënë se shtatorja është e lartë afërisht 300 cm, kurse modelimi i shtatores deri në derdhjen në bronz e ka realizuar afërisht për katër muaj.

Muriqi ka thënë se nuk është hera e parë që si artist të jetë marr me figurën e Gjergj Kastriotit, pasi që, sipas tij ai edhe më herët është marr me këtë figurë të rëndësishme të kombit, qoftë si grafikë apo gravurë, dhe se sipas tij, figura e Gjergj Kastriotit mbetet figura më sfiduese për shumë artistë të fushave të ndryshme.

30 gushti kur edhe do të shënojë përurimin e shtatores, në të njëjtën kohë shënon edhe përvjetorin e zbarkimit të arbëreshëve në Horë të Arbëresheve, qysh para pesë shekujve.

Muriqi ka thënë se do të jetë i pranishëm në Horë të Arbëreshëve me rastin e përurimit të shtatores, dhe se sipas tij, të pranishëm në këtë përurim do të jenë tre presidentë: Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë.

Muriqi përderisa është në ethet e kësaj ngjarje të madhe, ka thënë për KultPlus se së fundi është në fazën përgatitore për realizimin e dy shtatoreve për dy personalitete të njohura, të cilat do të zbulohen së shpejti./KultPlus

5 Komente

  1. F
    Faleminderit per vepren!

    Bravo, shume statuje e bukur. Ju lumte qe bene kete statuje ne Sicili sepseka shume qe thone komuniteti grek ketu e komuniteti grek aty, por ne fakt te gjitha komunitetet ne Italine e jugut jane arbereshet tane te medhenj. Patriotizem i papare. Arvanitete ne Greqi u shuan si kripa ne uje per 200 vjet te shtetit grek, ndersa keta kane me shume se 500 vjet dhe jane aty, te organizuar, me gjuhen shqipe dhe patriote e historian te Shqiperise dhe talente te letersise dhe te fjaloreve shqip arberisht ne italisht. Ju faleminderit ju Skulptor Muriqi, te gjithe atyre qe e mbeshtetn projektin dhe komunitetit arberesh te Hora ne Sicili.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      shume bukur. Veper e vertete

      Përgjigjjuni
      1. e
        edmond( koder rreshen)

        Mendoj se ka shum element qe nuk shkojn ne ket shtatore ?! Ngjashmeria - ka hijen e Skenderbeut por nuk esht ai.... ky te duket si aktor hollivudi,i ushqyer mir, dhe me nje lekur per ta pasur zili ! Psikologjia dhe mesazhi qe percjell - te duket sikur fluturon,nuk ka bazament ,nuk peshon ne tok,nuk ka NERV ,si ne Portret ,po ashtu edhe tek duart , te cilat jan shum te lemuara , njera dor,esht shum e leht, jo e shtrenguar fort ne mburoj ! Me pak fjal, mu me duket si Skenderbeu i "pajtimit te gjaqeve" (i urt dhe i but) dhe jo Skenderbeu agresiv, tmerri i Osmanllijve .

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjergji nje hero prej rere e gelqerje

          Gjergji me uniforme otomane. Ç' ne ? Ai ishte tradhetare i otomanizmit dhe shqiptarizmit bashke. Kaloi ne krahun e armikut per tu bere komandant kryqezatash per 2 aspra. Kryqezatat te cilat kryen krime ne perandorine Bizantine pa dallim moshe dhe gjinie. E genjeu mendja te shkretin sepse jo vetem komandant kryqezate nuk u be. Por me e keqja eshte qe u be sahan lepiresi i Alfonsit te Napolit dhe republikes se Vendikut ( Venzias). Per nje tas spageti. E genjente mendja se me pepinot e Vendikut dhe te Napolit do te luftonte nje perandori qe shtrihej ne 3 kontinente. Gjergji te rri ne Itali se atje e ka vendin se per ata luftoj dhe vrau shqiptaret e pafajshem. Fale perandorise Osmane dhe gjigandit Ballaban Pasha Badera i cili rrezoj muret e Kostandinopojes me ushtrine e tije otomano -shqiptare e zbythen kete tradhetare nga trojet shqiptare. Ballaban Pasha Badera dha jeten per mbrojtjen e shqiptarise. Varri i tije ka qene nje varre i vertete dhe jo fallco dhe bosh si ai i Skenderbeut. Varri i gjigandit Matian Ballban Badera u shkaterrua fatkeqesisht nga komunistat . Nje varr te cilit banoret e Tiranes dhe te Petreles e ruajten me fanatizem per shekuj. Aty ku sot eshte busti i tradhetarit duhet te jete i fitimtarit Ballban.

          Përgjigjjuni
          1. e
            edmond( koder rreshen)

            Mutjan Ballaban Pasha...Mutjan Ahmet Zogu ... Mutja edhe ti qe ke shkujt sikur,un di ,ate qe ju nuk dini..... po nejse si ju Mutjanet, asht mush e gjith Shqiperi pa ndjenj Komtare !

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje