Shuhet Asti Papa...

26 Nëntor 2024, 18:30Kulturë TEMA
Shuhet Asti Papa...

"Sot u nda nga jeta Profesor Asti Papa, një bashkëpunëtor e mik i shquar i Shtëpisë Botuese Dituria. Pas një jete të gjatë si gjeolog e studjues dhe punonjës shkencor në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, profesor Asti Papa, në vitet 2000, u vendos në Paris bashkë me zonjën e tij Nerimanin, aty ku punonin e jetonin tre vajzat e tyre. Nëpërmjet shumë e shumë veprave të përkthyera mjeshtërisht prej këtij eruditi të vërtetë e të pasionuar, ne patëm mundësinë t’u japim lexuesve tanë në të gjitha viset shqiptare, kulturë e histori, personazhe të njohur shqiptare e të huaja, duke e bërë në këtë mënyrë edhe emrin e tij shumë të njohur e të vlerësuar për mijëra shqiptarë dashamirës të librit. Edhe nga Franca Profesor Asti Papa e ndiqte punën tonë, i ndiqte aktivitetet tona, Panairin e Librit të Tiranës dhe na përgëzonte sinqerisht për punën që bënim. Dhe fjalët e tij ishin shumë të rëndësishme e inkurajuese për Shtëpinë Botuese Dituria.
Do na mungosh i dashur Asti dhe fjalët e tua të ngrohta e inkurajuese!"- shkruhet në njoftim. A.K./TemA

1 Komente

  1. N
    NJE SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT

    Mezi pame qe te flitet me respekt per njeres kaq te shquar te kombit tone , per te cilet pritet te vdesin , pazstaj te thuhet nje fjale e mire per ta ! Ia zune frymen ketij populli duke mbushur ekranet televizive dhe faqet e gazetave vetem me RUBRIKA TE ZEZA E NGJARJE KOBNDJELLESE ! Jane pikertisht keto qe ua nxine jeten shqiptareve e ua bene te padurueshem qendrimin ne vendin e lindjes .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje