Shuhet Prof. Dr. Bashkim Ruseti, figurë e shquar e arsimit shqiptar

28 Maj 2025, 18:43Kulturë TEMA
Shuhet Prof. Dr. Bashkim Ruseti, figurë e shquar e arsimit shqiptar

"Shuhet Prof. Dr. Bashkim Ruseti, figurë e shquar e arsimit shqiptar

Eshtë ndarë nga jeta Prof. Dr. Bashkim Ruseti, një nga figurat e spikatura të arsimit të lartë shqiptar dhe kontribues i rëndësishëm në zhvillimin e matematikës dhe informatikës në vendin tonë.

I diplomuar në Matematikë në vitin 1965, Prof. Ruseti ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm për më shumë se tre dekada në mësimdhënie dhe në zhvillimin e programeve të studimit. Ai ka qenë një ndër pionierët e informatizimit të arsimit të lartë në Shqipëri dhe ka ushtruar detyrën e pedagogut, që nga viti 1967, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës.

Në karrierën e tij akademike, Prof. Ruseti mbrojti gradën “Doktor i Shkencave” në vitin 1982 dhe fitoi titullin “Profesor” në vitin 1994. Gjatë gjithë punës së tij, ai u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe qetësi në komunikim, duke ndikuar ndjeshëm në formimin e shumë brezave studentësh.

Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve për humbjen." - shkruan Dr. Artan Hoxha në fb, rektor i UT.

A.K./TemA

3 Komente

  1. E
    Economics

    NGUSHELLIME FAMILJES DHE TE DASHURVE TE TIJ

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ushtari.

      Ngushellimi familjes Ruseti per ndarjen nga jete te njeriut te tyre me te dashur profesorit tim te nderuar Bashkim Ruseti.Respekt te vecante per jeten e tije si petagog ne fakultetin e ekonomise e ne te gjithe institucinet e tjera te larta te sistemit te larte arsimore. Me respekt nje ish studenti juaj i viteve 1974 - 1978.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hafize Mazniku

        Ngushellime familjes per pedagogun e nderuar te respektuar dhe fisnik ,zotin Bashkim Rusetin .Qofte i parajses.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje