“Organizata Shqiptaria” dhe “Artistët për Artistë”, sot do të hapin ekspozitën “Fryma e Dashurisë” për nder të ditëlindjes së Shenjtores, Nënë Tereza.
Në njoftim është bërë e ditur se kjo ekspozitë e cila vjen si reflektim mbi vlerat e dashurisë dhe humanizmit do të hapet në sheshin e kryeqytetit “Nënë Tereza”.
“Kjo ngjarje e veçantë është organizuar për nder të shenjtores Nënë Tereza dhe do të jetë një mundësi e mrekullueshme për të reflektuar mbi vlerat e dashurisë dhe humanizmit që ajo përfaqësonte”, thuhet në njoftim.
Ekspozita do të jetë e hapur për të gjithë nga ora 12:00 deri në 18:00. A.K./TemA
Allah ekber ,,,,amin ishallah
Gezuar diten e shen Novruzit ,,gjith myslymanet shqipfoles ,,,kosove ,shqiperi ,,,amin