
Piktorja shqiptare Suela Pulaha Brown, vjen sërisht me dy çmime të para pranë publikut artdashes.
Brown, e njohur për portretin “Perla” të divës Tefta Tashko Koço, dhe vlerësime të njëpasnjëshme si me çmime dhe trofe nepër evenimente artistike në Angli, rikthehet serisht me artin e saj.
Mbas ekspozitës vetiake të Korrikut 2021 ne Angli, piktorja shqiptare rikthehet me artin e saj në një pjesëmarje të re në një prej evenimenteve më të rëndësishme artistike të jetës së qytetit ku banon në Angli përgjatë këtij muaji, Mars 2022.
Muzeu dhe Galeria e Artit të qytetit në bashkëpunim me bashkinë, organizon një nga ekspozitat artistike më vibrante të vitit.
Në këtë ekspozitë piktorja u paraqit me katër punime, ndër të tjera portreti në vaj i mbretëreshës Zheraldine (që u vlerësua me çmim të parë në kategorinë përkatëse), si dhe punimet në miniaturë të cilat jo vetëm u vleresuan me çmim të parë në kategorinë përkatëse por u perzgjodhën si punimi më i mirë i gjithë ekspozitës dhe u vlerësuan me kupën e festivalit (The Diamond Anniversary Cup) të prezantuar nga kryebashkiaku i bashkisë.
Piktura në miniaturë në gur ishte nje pasion që piktores i lindi përgjatë karantinës. Në koleksionin e miniaturave me të cilat piktorja u përfaqësua në ekspozitë perfshihen edhe portreti i Nënë Terezës, si dhe miniatura më e vogël e Monalizës me përmasa 1.5 cm.
Edhe pse kjo periudhë dy vjeçare nuk ka qenë e lehtë, ku dhe ekspozitën e Korrikut 2021 piktorja e çeli në një periudhë kur rregullat e distancimit social ishin ende strikte, ajo shprehet se “ishte një thirrje e përbrendshme që me artin e saj t’i ofronte publikut artdashës disa momente larg stresit dhe negativitetit të situatës që i ka rënduar së tepermi njerezit”.
Ndërsa në pjesëmarjen e këtij viti Piktura e Mbretereshës Geraldine tërhoqi një vëmendje të veçantë dhe një kureshtje të jashtëzakonshme si nga juria ashtu dhe nga vizitorë të shumtë.
Gjithashtu, në ditën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve, kishte një kureshtje të madhe mes shumë artistëve të dinin se cili ishte autori i kësaj pikture.
Organizatorët e Ekspozitës, juria, kryebashkiaku ishin ndër ata që shprehën vlerësimin ndaj pikturave te saj. “Ne artistët mbartim një dritë qe jep shpresë”, shprehet piktorja korçare.
Edhe pse arti ynë nuk mund të ndryshojë realitetin, sipas saj arti jep shpresë në kohët më të erëta, ndaj inkurajon të gjithë artistët të vazhdojnë të krijojnë, ekspozojnë artin e tyre dhe të japin shpresë dhe frymëzim.
Në veçanti piktorja dëshiron të falenderojë publikun artdashës shqiptar që e mbështet dhe e inkurajon pergjate udhëtimit të saj artistik.
Mire moj zyshe, beje edhe nje pikture per xhudisten e arte Majlinda Kelmendi.
Koment tipik i idjoteve deshtake qe kane inat arritjet e te tjereve. Kjo vajze duhet pergezuar per fitoret e saja ne nje fushe aspak te lehte arti, ku ka aq shume konkurence. Jane pikerisht individe te tille te suksesshem per te cilet duhet te jemi krenare, ndersa shikohet nga komentet qe mungojne se sa te interesuar jane lexuesit e TEMAs per te tilla lajme pozitive, pale pastaj per te folur per komente idjote si ky "Baliu" ketu me siper. Shikoj me shume interes tek lajme per shqiptare qe vjedhin apo vrasin se sa lajme per bashkatdhetare qe cajne rruget e artit apo shkences ne vende te zhvilluara si Anglia.
Koment tipik i atyre me mize mbas veshi: Ti them, sa nuk me ka thene! Duket se Suela pikturon femra te famshme nga bota shqiptare, prandaj radhen do ta kishte Majlinda qe ka permendoren e ndertuar nga federata boterore e xhudos. Mere veten me te mire vellaqko.
Urime.Qenke gjithe nur.