Tradita në Kolonjë/ “Të këndosh për Bakllavanë”

15 Dhjetor 2024, 13:30Kulturë TEMA
Tradita në Kolonjë/ “Të këndosh për

Kolonja është një krahinë plot tradita, ku gjatë festave spikat gatimi i ëmbëlsirave dhe shoqërimi i tyre nga amvisat me këngë. Ato tregojnë detaje të veçanta se nga lindi dhe si u përcoll kjo traditë.

Në çdo fundvit, në shtëpitë kolonjare bëhet bakllavaja, e bashkë me të, dëgjohen dhe zërat e grave të shtëpisë që këndojnë teksa përgatisin ëmbëlsirë. Një traditë e vjetër kjo, e cila ndodh në çdo sebep në krahinën e vjetër, në dasma, në natën e ndërrimit të viteve, në përgatitjen e ëmbëlsirave apo dhe përgatitjen e zahireve.

“Kolonja e ka pasur traditë, kur vinin nuset e djemve, kur bënim lakrorin, do këndonim një këngë. E vendosnim në maxhe. Nusen e vëmë ditën e tretë, ne të shtëpisë këndojmë. Është traditë, këngët i këndojmë kur bëjmë Zahiretë e dimrit, roshnicat, është gaz në shtëpi”, thotë amvisa Luljeta Bilo.

“Këtu kur bëhen gjërat, Zahiretë mblidhen, shoqëria e këndojnë. Gjithmonë me shoqëri edhe këndojnë. Këngë për bakllavanë, për bajram, për çdo lloj feste. Përherë me festën, edhe për Zahirte bashkohemi e këndojmë”, thotë amvisa Xhemile Caco.

Eriselda Bilo ka ardhur nuse në Kolonjë dhe tregon se kur hyri me vellon e bardhë, është kënduar njësoj për të. Sot, ajo ka mësuar këngët dhe vijon traditën.

“Kur kam ardhur që kam hapur Petë, kanë kënduar në shtëpi. Kjo është traditë e Kolonjës, zonjat të gjitha këndojnë. Duke qenë se bakllavate bëhen më gra e vajza shumë, të gjitha këndojnë nga pak. Edhe ne do ta ruajmë traditën e Kolonjës duke e vazhduar me të rinjtë e sotëm”, thotë amvisa Eriselda Bilo.

Çdo ëmbëlsirë shijon, por nga duarartat kolonjare që gatimin e shoqërojnë me këngë, të gjitha gëzimet familjare marrin tjetër kënaqësi.

1 Komente

  1. D
    Detari

    lol vari k. cfare jane keto pallavra turke haha

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje