*Tiranë, 4-5 nëntor 2024
Kjo tryezë shkencore u organizua nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë Krahasuese dhe Indoeuropiane si dhe të Albanologjisë, pranë Universitetit “Ludwig Maximilian” të Mynihut si vazhdim i punës që u paraqit në Kuvendin e Dytë të Studimeve Albanologjike, organizuar në Tiranë në nëntor 2022, dhe merr shkas nga arritjet e fundit në fushën e gjuhësisë indoeuropiane, të mbështetura në metoda të kombinuara ndërdisiplinore.
Fjala është në radhë të parë për artikullin e revistës amerikane “Science”, me autor Paul Heggarty dhe 33 bashkautorë i cili, duke u mbështetur në të dhënat e gjuhësisë historike-krahasuese e duke përdorur një bazë të dhënash shumë të gjerë nga të gjitha gjuhët e familjes indoeuropiane, arriti në një përfundim të mesëm midis dy tezave te mëparshme (atë të stepës ponto-kaspike dhe atë të Gjysmëhënës pjellore),që përcakton një origjinë 8100 vjeçare të gjuhës së përbashkët indoeuropiane, e cila mbas 1000 vjetësh filloi të degëzohet e të shpërndahet. Studimi përfshin edhe gjuhën shqipe, me tre variante të saj, variantin standard, gegërishten dhe arbërishten, ku analizat krahasuese dhe statistikore nxirrnin një shkëputje të hershme 6000 vjet më parë të gjuhës shqipe.
Këto përfundime për gjuhën shqipe ngjallën një interes të madh në opinionin publik shqiptar e ate shkencor.
Në konferencë referoi autori kryesor i studimit të revistës Science për arritjet dhe rezultatet e punës së tyre, duke u përqendruar në të dhënat e shqipes. Pritet të konfirmohet ndarja e hershme 6000 vjeçare e shqipes origjina e perbashket 8100 vjecare dhe kalimi i paraardhësve të shqiptarëve jo në degëzimin verior përmes stepës por në lëvizjen lindje-perëndim drejt Gadishullit ballkanik.
Vendin e gjuhes shqipe ne familjen indoevropiane e ka vertetuar albanologu Gustav Meyer dhe Mjeda i kushton poezine "Gjuha shqipe." Dule nji burre pre Austrijet,me te diftu prej kah ke dale,Gustav Meyer emni tijet....Kam nje kuriozitet,dua te di sa albanologe te mirefillte shqiptar ka?Studies te shqipes kemi,po albanologe?

Eshte ai studiuesi grek i folklorit ketu Vasil Tole?!