VIDEO/ “K’cimi i Tropojës”, trashëgimi në UNESCO! Ministri Gonxhja ndan pamjet nga koncerti në TKOB: Moment krenarie

28 Prill 2025, 08:25Kulturë TEMA
VIDEO/ “K’cimi i Tropojës”, trashëgimi në

Në Teatrin e Kombëtar të Operës e Baletit është mbajtur mbrëmjen e së shtunës performanca nga “K’cimi i Tropojës” që është në listën e Trashëgimisë Kulturore.

Teksa ka ndarë fotot e koncertit, MinistrI i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se ky është një moment krenarie.

“Mbrëmje magjike në TKOBAP, ku festuam K’cimin e Tropojës në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, me performanca magjepsëse nga bartës të kësaj tradite

ndër breza, bashkëpunime artistike me grupe folklorike dhe muzikantë të njohur të Tropojës, së bashku me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore”, shkruan Gonxhja.

Top Channel

1 Komente

  1. a
    aleks

    po çe keni kete emer k'cimi , o robt ku ti kini, kjo s'eshte as shqip as dreq me te birin, kercimi do ishte fjala 100 . shqiptare, kerc-pjesa e kembes,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje