VIDEO/ Rikthimi tek 'ABC-ja e përjashtimit, antropologu Olsi Lelaj mbi rrezikun e politikave të diferencimit

14 Nëntor 2025, 18:00Kulturë TEMA
VIDEO/ Rikthimi tek 'ABC-ja e përjashtimit, antropologu Olsi Lelaj mbi

Shpallja e Dekalratës së të Drejtave të Njeriut në mesin e shekullit të 20-të synonte të hidhte themelet e pëbrashkëta të një vizioni ku diversiteti nuk do të shihej më si kërcënim, por përkundrazi si pasuri e njerëzimit. Por, siç thekson antropologu Olsi Lelaj në episodin e 44-t të Apostrof Podcast, sot po lëvizim në drejtimin e kundërt.

“Sot ne jemi kthyer përsëri në disa 'ABC' të një mendimi që artikulon dallimet, qoftë nëpërmjet politikave të emigracionit dhe debatit mbi fenë, apo debatit mbi gjininë. Pra, çfarë na dallon, jo çfarë na përbashkon. Dhe këtu, sigurisht që strukturat pushtetare, qofshin shtetërore ose partiake, ushqehen dhe krijojnë lëvizje të rëndësishme shoqërore, të cilat marrin emër si populizma, apo ideologji të reja, të cilat janë nisma me pasoja shumë të rëndësishme, sepse janë nisma që ndërtohen mbi përjashtimin.”

Lelaj ndalet tek fakti se këto nuk mbeten thjesht përplasje ideologjike, por shkojnë më tej, duke ndikuar në formësimin e trupave tanë, identitetit dhe përvojës së jetuar nga komunitete të tëra. Në librin e tij më të fundit,  “Mish dhe Kocka,” ai ndalet për të analizuar në kontekstin shqiptar mënyrën se si strukturat e pushtetit dhe shoqërisë ndikojnë në disiplinimin e trupit, por edhe formësimin e identiteteve tona.