Virusi që deformon realitetin/ Tobias Xhaxhiu për botën e romanit "Imun" (VIDEO)

7 Dhjetor 2025, 16:30Kulturë TEMA
Virusi që deformon realitetin/ Tobias Xhaxhiu për botën e romanit

Virusi në romanin “Imun” të autorit Tobias Xhaxhiu shfaqet fillimisht si diçka që prek trupin – një dhembje koke, ethe të lehta dhe më pas, një moment qetësie – dhe pikërisht në këtë moment, realiteti nis të deformohet. Personazhet e infektuara fillojnë të përjetojnë haluçinacione, që shfaqen mjaft të prekshme, të pasura dhe gati-gati të bukura. Virusi gradualisht riformëson perceptimin e tyre, derisa në fund realiteti dhe fantazie shkrihen së bashku, duke ftuar – si personazhet ashtu edhe lexuesin – në një botë të deformuar ku traumat dhe dramat e të shkuarës, fillojnë të rishfaqen.

Në një univers të tillë, infektimi nga ky virus, kthehet edhe në një çelës fantastik që shfaq pikërisht ato çka i kanë shenjuar personazhet dhe që ata vetë kërkojnë t’i mbajnë të fshehura thellë brenda vetes.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: Virusi brenda nesh: Tobias Xhaxhiu për “Imun”, turpin dhe "shtëpinë" e xhamtë në të cilën jetojmë