Si po ndikon smartphon-i në shëndetin mendor të fëmijëve: Alarmi global që ngre Jonathan Haidt te 'Brezi i ankthit' (VIDEO)

7 Dhjetor 2025, 15:30Kulturë TEMA
Si po ndikon smartphon-i në shëndetin mendor të

Libri i ri i psikologut amerikan Jonathan Haidt, “Brezi i Ankthit”, po ngjall debat të gjerë në SHBA dhe Evropë për krizën e shëndetit mendor tek të rinjtë. Autori sjell të dhëna alarmante që tregojnë se pas vitit 2010, rastet e ankthit, depresionit dhe vetëdëmtimit tek adoleshentët janë rritur ndjeshëm, veçanërisht tek vajzat.

Haidt e lidh këtë fenomen me shpërthimin e përdorimit të smartphone-ve dhe ndikimin e rrjeteve sociale si Instagram dhe TikTok. Sipas tij, fëmijëria moderne është kthyer në një realitet virtual, ku mungon loja fizike, pavarësia dhe ndërveprimi natyror mes fëmijëve. Në vend të tyre ka krahasim të vazhdueshëm, presion estetik dhe rënie të vetëvlerësimit.

Libri ngre pyetjen thelbësore: Çfarë i kemi bërë fëmijërisë? Dhe a mund ta rikthejmë atë?

Haidt propozon zgjidhje konkrete, si kufizimi i smartphone-ve në moshat e ulëta, ndalimi i rrjeteve sociale deri në një moshë të caktuar dhe rikthimi i lojës së lirë, që tashmë po diskutohen gjerësisht në politikëbërjen perëndimore.

Gazetari Namir Lapardhaja ka rekomanduar librin për lexuesit e Gazetës TemA, duke e cilësuar si një thirrje urgjente për ndërgjegjësim mbi rrezikun që teknologjia moderne paraqet për zhvillimin emocional të fëmijëve.

2 Komente

  1. A
    A

    Shoqeria nuk e merr shume seriozisht, por prinderit duhet patjeter.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jasha kasha bylldymcengela

      ne shqiperi smartfoni ka zevendesuar prinderit ne kohe

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje