Vodafone Albania vlerësohet sërisht si rrjeti Nr.1 në Shqipëri edhe për 2023-in

16 Mars 2023, 15:28Hi-Tech TEMA

Vodafone Albania vlerësohet sërisht si rrjeti Nr.1 në

Të jashtëzakonshme kanë qenë për Vodafone Albania këtë vit vlerësimet e Umlaut, një prej kompanive ndërkombëtare lider në testimin e cilësisë së infrastrukturave digjitale.Për tëtretin vit radhazi Vodafone,operatori numër një i telefonisëcelulare, jo vetëm ka rezultuar si rrjeti më i mirë në vend, por ka shënuarpër këtë vit edhe “Rezultate të jashtëzakonshme në besueshmërinë e shërbimeve fikse.”

Umlaut ka analizuar cilësinë e rrjeteve celulare dhe fikse në Shqipëri, duke testuar performancën e shërbimeve me zë (voice), transferimin e të dhënave (data) dhe eksperiencën e klientëve.

Bazuar në testimet e pavarura tëUmlaut, Vodafone Albania rezulton të ketë marrë sërish pikët më të larta për treguesit e performancës së rrjeteve në Shqipëri, me një diferencë të konsiderueshme nga konkurentët. Rezultatet e këtyre testimeve theksojnë edhe njëherë standardet e larta në cilësinë e shërbimeve të ofruar nga ky operator në telekomunikacion.

Certifikimi i Vodafone Albania si rrjeti më i mirë celular në vend vjen për të gjashtin vit, ndërsa ai është vlerësuar për të tretin vit edhe për rrjetin më të mirë fiks. Këto arritje në testet e rrjetit nuk janë rastësi, por janë rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe përkushtimit maksimal të kompanisë, për të siguruar që klientët e Vodafone Albania të përjetojnë eksperiencën më të mirë.

Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pionier në sjelljen e teknologjive të reja në treg, 3G, 4G dhe së shpejti, edhe 5G. Kjo arritje e radhës është edhe njëherë garancia se operatori më i madh i telekomunikacionit në vend po mban premtimin e dhënë klientëve për shërbimin më të mirë në telefoninëcelulare dhe fikse.

Për më shumë informacione:

https://www.umlaut.com/en/benchmarking/albania

4 Komente

  1. T
    Te tille jini sa here qe hapni gojen

    Vodafoni , jane perandori e njerezve me te pa fytyre , makuter gjer tek ta , cinike e abuzues gjer tek ta , ujqer te vertete qe mbahen per njeres ! Modeli me i peshtire i kapitalistit te sotme .

    1. Q
      QYTETARI

      Vodafone vjedh te gjithe perdoruesit e tel me karte !!!!! kerkon rimbushje 2 dite me pare me idene se muaji ka 31 dite TURP i madh !!! Ne te gjithe boten tel cel mbushet muajin e ardhshëm, por ne daten qe ti kishe bere rimbushjen e fundit JU LUTEM SHPERNDAJENI KETE SHQETESIM DHE ANKOHUNI TE GJITHE qe te ndryshoje situata. E bej vetem une dhe me konfiskon parate Vodafon, vetem kaq, prandaj duhet te jemi shume qe te reagojme

          Lini një Përgjigje