Zhvillohet kompeticioni "Dance OFF" në Rrogozhinë!

10 Qershor 2026, 11:09Kulturë TEMA
Zhvillohet kompeticioni "Dance OFF" në Rrogozhinë!

Mbi 100 të rinj kërcimtarë, nxënës nga gjimnaze të ndryshme të vendit, u bënë pjesë e kompeticionit kombëtar të kërcimit “Dance OFF”, që u zhvillua në Pallatin e Kulturës në Rrogozhinë.

Pjesëmarrësit në një prej aktiviteteve më energjike dhe frymëzuese të vitit, vinin nga tetë qytete: Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Lushnjë, Elbasan, Rrogozhinë dhe Librazhd. Për një ditë, skena u kthye në një hapësirë ku talenti, pasioni dhe kreativiteti i të rinjve morën jetë përmes performancave plot energji, emocione dhe profesionalizëm.

Grupet pjesëmarrëse sollën stile të ndryshme kërcimi dhe dëshmuan potencialin e jashtëzakonshëm që rinia mbart në fushën e artit dhe kulturës.

“Dance OFF” përveçse një garë, ishte një takim i madh rinor, me synim promovimin e bashkëpunimit, miqësinë, shkëmbimin e eksperiencave dhe ndërtimin e urave mes të rinjve nga qytete të ndryshme të vendit. Aktiviteti u mbështet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje