Sot shënohen 148 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarja më e rëndësishme e shekullit XIX në historinë e shqiptarëve dhe momenti që shënoi fillimin e organizimit politik kombëtar për mbrojtjen e trojeve dhe të identitetit shqiptar.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit u themelua më 10 qershor 1878, në një kohë kur trojet shqiptare rrezikonin të copëtoheshin sipas vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit dhe diskutimeve të Kongresi i Berlinit.
Punimet e kuvendit u drejtuan nga Iljaz Pashë Dibra, ndërsa programi politik u hartua nga ideologë të shquar të Rilindjes Kombëtare, si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Abdyl Frashëri dhe Jani Vreto.
Lidhja kishte tri objektiva kryesore: kundërshtimin e copëtimit të trojeve shqiptare, bashkimin e tyre në një vilajet të vetëm brenda Perandorisë Osmane dhe afirmimin e shqiptarëve si një komb më vete në sytë e opinionit evropian, pavarësisht dallimeve fetare.
Nga Lidhja doli një Komitet Kombëtar, i cili mori atributet e një qeverie të përkohshme dhe organizoi veprimtarinë politike, diplomatike dhe ushtarake në mbrojtje të interesave kombëtare. Nënkomitetet e krijuara në krahinat shqiptare luajtën një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e territoreve shqiptare nga pretendimet e shteteve fqinje.
Veçanërisht e rëndësishme ishte qëndresa e organizuar në veri të vendit, ku forcat shqiptare të drejtuara nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Beg Sokoli arritën të mbronin Plavën, Gucinë, Hotin dhe Grudën.
Megjithëse veprimtaria e saj u ndërpre në vitin 1881, Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet simbol i unitetit kombëtar dhe i përpjekjeve të shqiptarëve për liri, vetëvendosje dhe shtetformim, duke zënë një vend të veçantë në historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
Fale zotit qe ka akoma patriote dhe sot, pas 1 shekulli e gjysem shqiptaret po bashkohen, dhe po bashkohen kunder te keqes me te madhe sot, neperkembjes se popullit, vjedhjes dhe poshterimit, shpopullimit qe vjen nga brenda. Dhe vjen nga qeveria e korruptuar dhe nga kryeministri hajdut. Shqiptare mos u genjeni me, mos u manipuloni nga shfaqjet dhe mashtrimet e rames. Mblidhuni dhe dilni ne mbrojtje te dinjitetit dhe te ardhmes se femijeve shqiptare.
Lidhja e Prizrenit lindi si një lëvizje fetare myslimane pro-turke që do mbronte kufijtë e Perandorisë Osmane dhe Kalifatit Islamik. Falë Abdyl Frashërit, Sulejman Vokshit e një grushti adhetarësh, ajo u shndërrua në një lëvizje atdhetare mbarëkombëtare anti-turke që mbronte kufijtë dhe të drejtat e shqiptarëve. Por ajo pjesa se kundër kujt luftoi kjo lëvizje dhe kush e "e ndërpreu" jetën e kësaj lëvizjeje ju paska rënë nga çanta. Shumë të hollë e keni penën. Por ka edhe anë të tjera kjo punë. Revolucinin grek e bënë shqiptarët ortodoksë. Në Luftën e Parë Botërore kur Shqipëria rrezikonte të zhbëhej, kur grekët digjnin Çamërinë e Labërinë, e kur serbët shkrumbonin Kosovën e Pollogun mijëra shqiptarë luftonin për Perandorinë e ngordhur osmane. Mercenarë ishit, mercenarë mbetët.

edhe pse nene-Turqine Shqiperia ne ate kohe kishte BURRA, me Vlerea Morale dhe Kombetare, sote kemi Saliqene-Flamur-Nokovic-Fatmir Gerdeci....si dhe kemi edhe "Patriote"...qe jane Gati ti Veene ZJARRIN Shqiperise se "Po u marrin Lagunen e Nartes"-Imperjalistet Amerikane...si dhe Kane nje "Dashuri" te madhe per Lejleket... Mjere Shqiperia se c´fare "Truri" te Sotem ka????????????????