10 mijë turistë në një resort në Itali, kaos nga një video në TikTok

30 Janar 2025, 16:50Lifestyle TEMA
10 mijë turistë në një resort në Itali, kaos nga

Mijëra turistë janë përfshirë nga kaosi në një resort skish në Apenine të Italisë. Shumë prej tyre ishin pushues njëditore të ndikuar nga një video e bërë virale në TikTok, e cila reklamonte zonën, ndërsa të tjerë përfituan nga ulja e çmimit të biletave.

Roccaraso, një qytet malor në Apenine, u mbush me mbeturina pasi rreth 10,000 turistë mbërritën me 260 autobusa të dielën e kaluar, duke irrituar vendasit dhe mbingarkuar bizneset lokale. Ajo që ishte menduar të ishte një udhëtim i përballueshëm për familjet, u kthye në "panik" pasi rrugët malore ishin të bllokuara nga autobusë dhe makina, dhe vizitorët mbetën të bllokuar shkruajne mesiat lokale.

Shumica e vizitorëve, që kishin udhëtuar rreth dy orë nga Napolit, kishin blerë udhëtime "all-inclusive" për vetëm 20 euro përmes agjencive turistike dhe reklamave në TikTok. Ata u ndihmuan nga influencuesja Rita De Crescenzo, e cila promovoi resortin në videon e saj, duke e quajtur Roccaraso një "vend të bukur". Megjithatë, shumë turistë që prisnin një "fundjavë të bukur" u përballën me kushte të vështira, pasi shërbimet e resortit ishin të pamjaftueshme dhe shumë aktivitete nuk u realizuan.

Përveç problemeve me transportin dhe restorantet, turistët ishin të pakënaqur nga mbingarkesa dhe mungesa e infrastrukturës. Autoritetet lokale kanë ndërmarrë masa për të kufizuar numrin e autobusëve që mund të hyjnë në qytet dhe kanë kërkuar mbështetje nga ushtria për të parandaluar përsëritjen e situatës.

2 Komente

  1. a
    aleksander

    popull bageti, nje lajm nga 1 e ç'mendur ne tik-tok dhe te gjithe ne lume si delet, qe po u hodh nje ,hidhen te gjitha njera mbas tjetres. kam frike se sa po vjen , per shkak se shqiperia ka nje pozicion gjeografik shume te favorshem dhe çmimet jane akoma te perballueshme nga miliona turiste ane e mbane botes, do derdhen te gjithe me shumice ne shqiperine e vogel dhe te bukur dhe do ta shkaterrojne kete mbrekulli te ZOTIT.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha

      Invazion turistik. Imagjino edhe niveli i turistëve 20 eurosh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje