Aktorja e njohur ndahet nga biznesmeni turk, shkak dyshohet nëna e partnerit

31 Gusht 2025, 13:47Lifestyle TEMA
Aktorja e njohur ndahet nga biznesmeni turk, shkak dyshohet nëna e

Një nga çiftet më të përfolur të showbizit turk, aktorja e dashur Hande Erçel dhe biznesmeni i njohur Hakan Sabancı, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas tre vitesh bashkë.

Lajmi për ndarjen ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, jo vetëm për shkak të famës së tyre, por edhe për historin që thuhet se qëndron pas këtij vendimi.

Kur një gazetar e pyeti nëse do të bënte ndonjëherë një deklaratë në lidhje me ndarjen e saj nga Hakan Bey, Erçel u përgjigj: “Nuk do të flas për këtë, faleminderit. Gëzuar Ditën e Fitores. Nuk dua të flas për këtë, dhe e përsëris, nuk do të flas.”

Erçel e la pa përgjigje pyetjen: “A është kjo ndarje një tradhti?”.

Burime të shumta nga mediat turke pohojnë se ndërhyrja e nënës së Hakan-it, Arzu Sabancı, ka qenë arsyeja kryesore që çoi çiftin drejt fundit.

Thuhet se Arzu Sabancı kurrë nuk e ka shikuar me sy të mirë lidhjen e djalit të saj me aktoren e njohur. Ajo nuk e ka miratuar idenë e martesës mes tyre dhe në prapaskenë ka ushtruar vazhdimisht presion, duke krijuar tensione në çift, të cilat përfundimisht kanë çuar në ndarje..

2 Komente

  1. T
    Tani

    E çfar pastaj?! Edhe per kopilet e turqve muk mund te jete hall ky llajm.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turgut pasha

      amxhik cok gyzel

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje