Lihet në burg Noizy e Dj Crax, nisin procedurat për ekstradimin në Kosovë

8 Gusht 2024, 12:39Lifestyle TEMA

Lihet në burg Noizy e Dj Crax, nisin procedurat për ekstradimin


Reperi i njohur Noizy (Rigels Rajku) dhe Dj Crax (Bahtjar Bajraktari) janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, pasi akuzohen për dhunë ndaj tiktokerit Medi Isenin. Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për dosjen e Noizy-t dhe ka dërguar e aktet në Gjykatën e Durrësit, si gjykata kompetente e vendbanimit e reperit.

Aktualisht, kanë nisur procedurat për ekstradimin e Noizyt dhe DJ Crax në Kosovë.

Kujtojmë se Noizy dhe Dj Crax u vendosën në pranga me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, pasi akuzohen për dhunimin e personazhit të TikTok, Medi Iseni, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit në një klub nate në Pejë.


Vendimi i Gjykatës:

1. Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit
te Pergjithshëm Tirane.
2. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime ekstradimi, te shtetasit R. R..
3. Te caktoje ndaj shtetasit R. R., masen shtrenguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.
4. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 08.00, per qillime ekstradimi, te shtetasit B. B..5. Te caktoje ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.
6. Nje kopje e ketij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Dreitesise, sipas percaktimeve
te nenit 495, pika 4 te Kodit te Procedures Penale.
7. Urdherohet prokurori dhe policia giyqësore per zbatimin e ketij vendimi.
8. Kunder këtij vendimi mund te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve nga dita e neserme e njoftimit te vendimit.
9. Shpalljen e moskompetences tokesore dhe dergimin e akteve Gjykates së Shkallës se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres si gjykata kompetente e vendbanimit te Shtetasit R. R..
U shpall ne Tirane, sot në datë 08.08.2024

3 Komente

  1. E
    Erdogan

    Pune malokesh! Duhet nje shtet malok si Kosova qe tju tregoi vendin.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Ne kete ngaterrese ishte edhe Stressi, ai eshte fshehur.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pasuria te cmend nganjehere !

      Per te dyja palet nuk eshte mire..Si per kete kengetarin te arestuar apo dhe fatekeqesi gjyna per ate kengetarin e demtuar ! pasuri po ! Suksese me fansat po ! cfare dreqin qe nuk qeni gjuhen e pajtimit dhe jo te urejtjes ! Ne vend te kete bashkepunim per te Rijnte ! me kete raste e kane felliqur fare me keto Akte brutale ! Turp... le te shpresojme qe do te zene mend nga denimi me burg dhe me gjobe !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje