Burri më i pashëm i Italisë heq dorë nga modelingu për t’u bërë prift

5 Dhjetor 2023, 16:35Lifestyle TEMA

Burri më i pashëm i Italisë heq dorë nga modelingu për

Një i ri që 3 vite më parë u votua si burri më i pashëm në Itali ka vendosur të heqë dorë nga modelingu dhe t’i bashkohet rrugës së fesë.

21-vjeçari Edoardo Santini, u votua si mashkulli më i bukur i Italisë në vitin 2019, kur ishte 17 vjeç, në një konkurs të organizuar nga grupi i modës ABE.

Por pas një jete studimi për dramë dhe kërcim për të arritur ëndrrën e tij për t'u bërë yll, ai tha në rrjetet sociale se do të hiqte dorë nga karriera për besimin.

"Në moshën 21-vjeçare e gjej veten në rrugën drejt të bërit prift, dashtë Zotin," tha Edoardo, duke treguar se i ishte bashkuar një seminari pranë Firences.

Edoardo tregon se një vit më parë kishte jetuar me dy priftërinj, duke e cilësuar këtë gjë si përvojën më të mirë të jetës së tij.

Bukuroshi tha se do të vazhdojë të ndjekë rrugën e tij të re, pavarësisht reagimeve.

1 Komente

  1. h
    ha-haha

    E sigurtë rruga për në Vatikan!????

    Lini një Përgjigje