Nga Bora Zemani, tek Elvana Gjata - Spartak Ngjela flet për vajzat që i pëlqejnë dhe pse nuk u martua asnjëherë

4 Dhjetor 2023, 09:25Lifestyle TEMA
Nga Bora Zemani, tek Elvana Gjata - Spartak Ngjela flet për vajzat që

Spartak Ngjela tregoi të pathënat  e tij në programin ‘E diela jonë’ në RTSH.

Nga martesa e munguar, tek dashuritë e jetës. Nga tradhëtia si akt që nuk e njeh, e deri tek poezitë e tij, që Ngjela i konsideron tej mase të veçanta.

Provokuar nga meloditë muzikore që u interpretuan nga banda muzikore e programit, por edhe fotot nostalgjike, Ngjela u pyet "nëse do donte të rijetonte edhe një herë kohën komuniste, kohë që i mori edhe lirinë?

"Nëse do kthehesha pas në kohë do bëja po të njëjtat gjëra, edhe burgun. Jo vetëm atëherë, por edhe sot po të instalohej komunizmi, do bëja të njëjtat gjëra. Kur ke liri interiore nuk ka kush të ta marrë lirinë", tha Ngjela.

Teksa gjatë programit u fol për muzikën shqiptare, Ngjela tregoi se e dëgjon shpesh Elvana Gjatën madje veçoi hitin e saj ‘Me tana’.

Si avokat, a duhet të ndihet në rrezik Gjata me përfshirjen e saj në përgjime?

"Artistët kanë audiencën që i duan, nuk do të thotë asgjë që po përgjohen. Të gjithë përgjohen. Çështja është a e ka thyer ligjin ajo. Më pëlqen shumë Elvana se këndon bukur", tha Ngjela.

Avokat Ngjela shpesh bie në lupën e portaleve për komentet e tij edhe ndaj bukurosheve të ekranit.

A është Bora Zemani e preferuara e tij?

"Nuk di çfarë shkruhet në portale. Nuk kam thënë që është më e bukura, por ka harmoni në bukurinë femërore. Por nëse është më e bukura duhet të shkoj në konkurs", theksoi Ngjela.

Ai u pyet dhe pse nuk u martua asnjëherë, duke u përgjigjur se kjo do i cënonte lirinë e tij.

5 Komente

  1. N
    Nul Moka

    kot nuk thone, kur plakesh o te vijne o te ikin edhe ato dy fije mend qe mund te kesh ne kaptine

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkumbin

      Si ka mundesi ti jepet hapsire nje te semuri medor nje debili te thelle si puna e ketij plaku matuf ketij te corodituri psiqik, eshte me te vertet per te ardhur keq si eshte katandisur shoqeria.....

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Po cfare pune kem ne te degjojme keto pordhe, o Mero? Nuk ka lajme me te rendesishme sesa per ke I bie me dore Ngjela?

        Përgjigjjuni
        1. I
          I

          Plakush i ndyre shemtaraq. Familja ta marre kete trupjerdhur se la nam neper televizione duke lypur femra sa mosha e mbeses.

          Përgjigjjuni
          1. l
            lani

            domethane ngjela legjenda po ju a lyp drejt per drejt ne televizor...hahaha

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje