Çfarë ndodhi në dasmën që krisi familjen Beckham? Marc Anthony flet për herë të parë pas sherrit familjar

10 Shkurt 2026, 16:55Lifestyle TEMA
Çfarë ndodhi në dasmën që krisi familjen Beckham?

Marc Anthony ka thyer më në fund heshtjen lidhur me deklaratën bombë të Brooklyn Beckham, duke këmbëngulur se mënyra si është paraqitur konflikti familjar “nuk është aspak e vërteta”.

Këngëtari foli publikisht tre javë pasi Brooklyn publikoi një deklaratë të ashpër prej gjashtë faqesh në Instagram, ku njoftoi se po ndërpriste marrëdhëniet me prindërit e tij David dhe Victoria Beckham.

Në qendër të deklaratës së Brooklyn ishte pretendimi se nëna e tij Victoria i kishte “rrëmbyer” kërcimin e parë me bashkëshorten Nicola Peltz gjatë dasmës së tyre në vitin 2022, kur Marc Anthony. i cili po performonte në ceremoni e kishte thërritur në skenë të kërcente me nënën e tij.

Brooklyn pretendoi se nëna e tij kërceu në mënyrë shumë të papërshtatshme me të përpara të gjithëve.


“Nuk jam ndjerë kurrë më pa rehat apo më i poshtëruar në gjithë jetën time”.

Marc Anthony u përgjigj:

“Unë nuk kam asgjë për të thënë për atë që po ndodh me familjen. Ata janë një familje e mrekullueshme. I njoh që përpara se fëmijët të lindnin. Jam kumbar i Cruz-it,” tha këngëtari, duke iu referuar djalit të vogël të Beckhamëve, 20-vjeçarit Cruz.

“Jam shumë i afërt me familjen,” shtoi ai në një intervistë për The Hollywood Reporter. “Por nuk kam asgjë për të thënë për atë që ndodhi aty. Është shumë e pafat mënyra si po zhvillohet, por kjo që po tregohet nuk është aspak e vërteta.”

Lini një Përgjigje