FOTO: E bija këngëtare e famshme, nëna nuk mund të paguaj as faturat

28 Shtator 2023, 17:07Lifestyle TEMA

FOTO: E bija këngëtare e famshme, nëna nuk mund të paguaj as

Nëna e këngëtares së famshme, Britney Spears, duket se është në një situatë të keqe financiare. Sipas një raporti të Page Six,

“PageSix” ka publikuar një raport, në të cilin thuhet se Lynn Spears, aktualisht është duke punuar si mësuese zëvendësuese, për të përballuar detyrimet e saj.

“Ajo është në vështirësi për të paguar faturat e saj”, thotë një burim pranë saj, ndërsa shton: “Ajo tashmë ka punuar si zëvendësuese disa herë në disa klasa në shkollë”.

Siç ka shpjeguar më vonë, ajo është në këtë situatë dhe një pjesë e përgjegjësisë e mban edhe vajza e saj, Britney.

“Marrëdhënia e saj e ndërlikuar me Britney-n ndikoi rëndë në gjendjen e saj financiare”, pohon i njëjti burim, pa shpjeguar megjithatë përgjegjësinë që mban këngëtarja e popit.

Gjatë gjithë periudhës së mëparshme marrëdhëniet e Britney Spears me familjen ishin të acaruara, por pas divorcit nga Sam Asghari duket se gjërat mes tyre kanë ecur mirë.

Lini një Përgjigje