FOTO: Pas largimit nga politika, Ivanka Trump shijon pushimet me familjen në Egjipt

22 Nëntor 2022, 15:36Lifestyle TEMA

FOTO: Pas largimit nga politika, Ivanka Trump shijon pushimet me familjen

Ivanka Trump po dëshmon se po fokusohet në jetën e saj private dhe familjen e saj  – dhe jo në kandidimin e tretë të babait të saj për Shtëpinë e Bardhë.

Vajza e madhe e ish-presidentit Donald Trump shkoi në Egjipt me bashkëshortin e saj, Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre vetëm disa ditë pasi njoftoi se nuk do të merrte pjesë në fushatën e babait të saj në vitin 2024 për një mandat të dytë.

“Një ditë në Piramida”, shkruajti ish-këshilltarja e lartë, 41 vjeçe, në një postim në Instagram të hënën (21 nëntor) që përmbante tetë foto të tyre duke hipur në deve dhe duke pozuar përpara strukturave antike.

“Kaq e veçantë për të eksploruar bukurinë e Egjiptit për herë të parë me familjen time!”, shtoi ajo në mbishkrim.

 

Lini një Përgjigje