FOTOT: Pse Wanda dhe Icardi kanë zgjedhur Maldivet për pajtimin e tyre

22 Nëntor 2022, 14:57Lifestyle TEMA

FOTOT: Pse Wanda dhe Icardi kanë zgjedhur Maldivet për pajtimin e tyre

Pas disa muajsh largësi, Wanda Nara dhe Mauro Icardi fluturuan në Maldive për të kërkuar pajtimin, edhe për hir të pesë fëmijëve të tyre. Në Instagram, futbollisti i Galatasaray shpjegoi arsyen pse vendi aziatik u zgjodh për një pushim të ri së bashku:

“Është një nga vendet tona të preferuara në botë për të pushuar, shkëputur nga rutina e përditshme dhe ideal për karikimin e baterive”. Gazetarja argjentinase Cora Debarbieri siguroi se Wanda dhe Icardi janë sërish bashkë. "Pajtimi zyrtar u bë në Maldive", – saktësoi gazetarja. L-Gante, reperi 22-vjeçar që dyshohet se ka flirtuar me Narën muajt e fundit, tashmë është një kujtim i largët…

Pra, duket se nuk ka fund “telenovela” mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit, e cila nisi me tradhtinë e ish-kapitenit të Interit me China Suarez dhe vijoi mes pajtimeve dhe flirteve të supozuara, që i atribuohen asaj. Flirti i fundit me reperin 22-vjeçar L-Gante. Megjithatë, Wanda dhe Maurito duken më të fortë se të gjitha fatkeqësitë dhe sërish të dy kanë ndryshuar mendje për ndarjen.

Të paktën sipas historive më të fundit sociale të publikuara, të cilat mahnitën fansat për të disatën herë. Vetëm pak ditë më parë showgirl-i i kishte kushtuar një postim emocionues sulmuesit të Galatasaray, autor i një dopiete në derbin ndaj Besiktas. Këtë herë të dy kanë shkuar më tej.

Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë larguar së bashku nga Turqia për një pushim restaurues të lidhjes së tyre. Nuk do të ishte as hera e parë që të dy përpiqen t’i japin vetes një tjetër shans, duke zgjedhur një destinacion ekzotik.

Pas flirtit me China Suarez ishte Afrika, ku kaluan pushimet, ajo që riktheu marrëdhënien e tyre. Këtë herë çifti ka zgjedhur një destinacion më tropikal. Në historitë e publikuara në rrjetet sociale shfaqet i njëjti peizazh parajsor bregdetar. Një e dhënë e qartë se, ndoshta, qetësia më në fund është kthyer nën çatinë e Icardi-Nara.

4 Komente

  1. A
    Allah - Allah (Wanda (!)

    cfar Mrekullie Wandaaaaaaa ah ))))) sto male . non posso piu . Wandaaaaaa ))))

    1. U
      Unë

      Për sa kohë bëtha e Wanda Narës prodhon pàrà, , Icardi nuk e ka keq. Nuk u ba nami nëse gjatë kohës që prodhon pàrà, bëtha e Wandës prodhon edhe dashnor. Se mos po heq bëtha e Icardit ! Bëtha e Wandës po punon.

      1. P
        Pickaxhiu

        Kjo Po qe i ka dale per zot gopit te vet...burrit ja jep me pikatore botes me autobot

        1. b
          booooh cfar lexova ke Recipetta e Wandes

          des FUCKDOWN (!) kush do i thoshte Jo e sdo s'ta plotsonte deshiren waw . Ja per kte i du fort ket tip femre si Wanda une, se jan kaq te hapura direkte ne kto gjona .Jo si ca e ca ,qe fshihen lol lene -lene si o bo ky milet sot . eh moj Wanda eh shijoje ate pozicion ne diell

          Lini një Përgjigje