FOTOT: Ilda Bejleri në pritje të ëmbël! Lidhja me biznesmenin që e mban larg vëmendjes së publikut

1 Maj 2022, 16:10Lifestyle TEMA

FOTOT: Ilda Bejleri në pritje të ëmbël! Lidhja me

Këtë vit, showbizi shqiptar ka qenë i mbushur me pritje të ëmbla. Disa prej tyre kanë ndarë me të gjithë lajmin e bukur, por ka edhe të tjera që po e shijojnë në privatësi, sic është rasti i moderatores Ilda Bejleri.

Burime pranë saj kanë bërë me dije për “Panorama Plus” se tashmë barku i saj është rrumbullakosur dhe Ilda nuk fshihet më, ndonëse nuk ka e ka ndarë ende lajmin me ndjekësit e saj.

Madje, nëse do hedhim sytë në “Instagram”, ku Ilda është goxha aktive, fotot nuk mungojnë. Ndërkohë, mund të vihet re edhe fakti që ajo prej javësh ka nisur të vishet me të gjëra, siç ndodh zakonisht me gratë shtatzënë. 

Ndërkohë, përveç shtatzënisë Ilda nuk ka zbuluar ende asnjë detaj për partnerin e saj, duke zgjedhur ta shijojë në privatësi lidhjen që e mban sekrete prej kohësh. Megjithatë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Ilda prej vitesh po shijon një romancë me një biznesmen, i cili nuk ka lidhje me botën e medias. Kjo është edhe arsyeja përse ajo ka zgjedhur ta ruajë nga sytë e publikut. Me sa duket, tashmë kjo lidhje është formalizuar dhe së shpejti të dy do të bëhen prindër për herë të parë.

Mbetet për t’u parë nëse Ilda do zbulojë në vijim se kush është djali që ia ka marrë zemrën dhe do e bëjë së shpejti mami për herë të parë.

Aktualisht moderatorja duket se po shijon pritjen e ëmbël pasi nuk është e pranishme me asnjë projekt. 34- vjeçarja është fokusuar këtë periudhë te biznesi i saj, por edhe po shijon e qetë historinë e dashurisë.

Për herë të fundit, ajo u shfaq në ekran në 1 janar. Dhe ende nuk ka zbuluar se cilat janë planet e saj për të ardhmen, ndonëse mund të themi se ndoshta rikthimi i saj do marrë goxha kohë.

1 Komente

  1. a
    aaaaa

    Edhe po na plase shume se do pjelli kjo cope mish me dy sy.E peshtire si moderatore dhe si person.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje