FOTOT: Njihuni me qytetet më të bukura në botë sipas shkencës

3 Gusht 2022, 15:19Lifestyle TEMA

FOTOT: Njihuni me qytetet më të bukura në botë sipas

Fansat e ‘Kodit të Da Vinçit’ të Dan Brown mund ta kujtojnë kur protagonisti i filmit, Prof. Langton shpjegon se si matematika dhe arti takohen nëpërmjet ‘raportit të artë’.

Raporti i artë është një ‘masë hyjnore’ e bukurisë – që matematicienët, shkencëtarët dhe artistët e kanë studiuar me kureshtje që nga lashtësia.

Për ata që nuk e kanë lexuar trilerin psikologjik, është pikërisht numri 1.618, i cili është nxjerrë nga sekuenca e famshme Fibonaçit.

Në këtë sekuencë çdo numër është shuma e dy të mëparshmeve, pra është 0, 1, 1, 2, 3, 5, 8, 13, 21, 34. Nëse merrni dy numra të njëpasnjëshëm, raporti i tyre është shumë afër 1.618..

Sipas shkencës, qyteti më i bukur në botë është Chester.

Një studim ka zbuluar se qyteti i katedraleve, në veriperëndim të Anglisë, ka përqindjen më të lartë të ndërtesave – 83.7 % – që përputhen me ‘raportin e artë’.

Duke përdorur këtë raport si një udhëzues, studiuesit hartuan një renditje të qyteteve më tërheqëse në planet, me Venecian që vjen e dyta.

Ajo ka një ‘rezultat të bukurisë’ prej 83.3 %.

Në vendin e tretë, ishte Londra (83 %). Vendin e katërt e zë Belfasti (82.9 %), ndërsa Roma zbret në vendin e pestë me 82 %.

20 QYTETET MË TË BUKUR NË BOTË – SIPAS SHKENCËS
Chester, MB – 83.7 përqind përafrim me raportin e artë
Venecia, Itali – 83.3%
Londër, MB – 83%
Belfast, MB – 82.9%
Romë, Itali – 82%
Barcelona, ​​Spanjë – 81.9%
Liverpool, MB – 81%
Durham, MB – 80,5%
Bristol, MB – 80%
Oksford, MB – 79.7%
Birmingham, MB – 79.4%
12 Edinburg, MB – 78.9%
Pragë, Republika Çeke – 78.7%
Exeter, MB – 78.5%
Bath, MB – 78.2%
Canterbury, MB – 77.8%
Nju Jork, SHBA – 77.7%
Worcester, MB – 77.6%
Athinë, Greqi – 77.5%
Kembrixh, MB – 76.1%

Për të arritur në këto përfundime, studiuesit skanuan foto të qindra rrugëve dhe më shumë se 2,400 ndërtesave historike në Google Street View.

1 Komente

  1. B
    Baliu

    Nje numer i vetem nuk e percakton bukurine, e aq me pak cilesine e jeteses se nje qyteti.

    Lini një Përgjigje