BBC akuzohet se po ‘zhduk gratë’ duke i zëvendësuar me punonjëse transgjinore

2 Gusht 2022, 21:50Lifestyle TEMA

BBC akuzohet se po ‘zhduk gratë’ duke i zëvendësuar

BBC po përballet me reagime të forta si pasojë e pretendimeve se agjencia e famshme britanike e lajmeve po ‘zhduk gratë’.

Këto akuza vijnë nga zëra që pretendojnë se BBC po lejon që kuotat e synuara 50/50 për punonjësit meshkuj dhe femra të plotësohen nga kandidate transgjinore.

Ata pretendojnë se vendet e punës që normalisht do t’i takonin grave, po i jepen grave transgjinore.

BBC tha në raportin e saj të fundit të Projektit të Barazisë se në procesin e rekrutimit “ata nuk verifikojnë nëse gjinia e një kandidati ndryshon nga seksi i  tyre i regjistruar në certifikatën e lindjes”.

Prezantuesi i lajmeve të BBC-së, Ros Atkins, është në qendër të debatit pasi ai është personi që themeloi projektin 50:50 në vitin 2017 – një nismë e cila synonte të rriste numrin e grave në transmetim në ekran.

Projekti ka bërë që BBC të rrisë pagat e disa prej grave me profil të lartë si Zoe Ball dhe të rrisë numrin e protagonisteve në programe si Line of Duty.

Nisma synon të jetë një “mjet i thjeshtë dhe i menaxhueshëm për të ndihmuar krijuesit dhe partnerët e programeve të BBC-së që të përmirësojnë përfaqësimin e tyre të grupeve të ndryshme”.

Por tani e tutje, kjo do të thotë se gratë transgjinore që lindin mashkull do të llogariten si femra në projektin e korporatave 50:50 – duke i ulur edhe më tej kuotat dhe mundësitë e grave për t’u punësuar në këtë agjenci.

Një burim i lartë i BBC-së tha për The Telegraph se: “BBC tani ka ‘zhdukur’ gratë si kategori gjinore dhe përvec kësaj ata kanë nisur të monitorojnë ‘identitetin gjinor’. Ata kanë ripërkufizuar një fjalë që ne të gjithë ja dimë kuptimin, pa asnjë debat publik, dhe Ros Atkins po e ndjek këtë rrugë pa e menduar gjatë.

3 Komente

  1. K
    Kim Lu

    BBC, CNN - arma e zgjedhur e Sorosit.

    1. P
      Poshte e majta Sorrosiane

      Ndikimi i te majtes Sorrosiane po shkaterron njerezimin. Nje metode per te frenuar rritjen e popullsise. Piovra Sorrosiane i ka futur tentakulat gjithandej, edhe brenda konservatoreve. Ata po shkaterrojne sistemet e ngritura ne shekuj. Ky nuk eshte konspiracion! Eshte realitet

      1. T
        Turi

        Paska pasur te drejte nje komentues ketu dje qe the BBC eshte stacioni me plehre qe do te shkaterroje familjen tradicionale.Keta jane lavderojne pa fund Toni Bler dhe Sorrrosin.

        Lini një Përgjigje