FOTOT/ Nuk fshihen më, Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez zyrtarizojnë romancën në rrjetet sociale

8 Dhjetor 2025, 10:18Lifestyle TEMA
FOTOT/ Nuk fshihen më, Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre, pasi këngëtarja publikoi në Instagram një foto ku dyshja shfaqen buzëqeshur krah për krah, si edhe një video duke ngrënë sushi në Japoni.

Postimi i Perry-t, i publikuar të shtunën në profilin e saj, duket se i dha fund muajve të tërë spekulimesh mbi romancën mes saj dhe Trudeau. Në një nga fotot e publikuara, ata shihen duke mbajtur duart, çka është interpretuar menjëherë si konfirmim publik i lidhjes.

Perry e shoqëroi postimin me mbishkrimin “tokyo times on tour and more”, të shoqëruar me emoji lulesh dhe një zemër të kuqe.

Vetëm dy ditë më parë, Trudeau kishte shpërndarë në X një foto ku pozonte me Perry-n dhe ish-kryeministrin japonez Fumio Kishida, së bashku me bashkëshorten e tij. “Ishte kënaqësi të takohemi. Katy dhe unë u gëzuam shumë që patëm mundësinë të uleshim me ju,” shkruante Trudeau në postim.

Perry dhe Trudeau janë parë disa herë bashkë muajt e fundit. Në korrik, ata u fotografuan në një darkë në Montreal, ndërsa Trudeau u pa duke kënduar këngën “Firework” në koncertin e artistes vetëm dy ditë më vonë. Në tetor, ata u shfaqën dorë për dore në Paris, gjatë festimeve për ditëlindjen e 41-të të këngëtares.

Justin Trudeau shërbeu si kryeministër i Kanadasë nga viti 2015 deri në 2025, ndërsa Perry është një nga artistet më të suksesshme të muzikës pop, me shtatë albume dhe hite si “California Gurls”, “Hot n Cold” dhe “Roar”.

5 Komente

  1. V
    V

    Mungesa e seriozitetit te nje politikani duket kur ai del me femra artiste ose modele. Kurvar.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

      C'kurvar, The Turd eshte nje pederast qe luan me dy porta!

      Përgjigjjuni
    2. P
      Ptuh

      T'ja haje kjo paret e taksapaguesve kanadeze, me ahengje nga Tokio ne Paris.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nardi

        Kujt I plasi cari

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Pushteti terheq

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje