Një burrë 71-vjeçar në Kinë ka jetuar për më shumë se një muaj me një mëlçi derri të transplantuar, në atë që shkencëtarët e quajnë operacionin më të suksesshëm të këtij lloji deri më sot.
Pacienti, që vuante nga kanceri i mëlçisë dhe dëmtimi i shkaktuar nga hepatiti B, mori organin e modifikuar gjenetikisht vitin e kaluar në provincën Anhui të Kinës.
Sipas raportit të botuar në Journal of Hepatology, mëlçia e derrit funksionoi normalisht për 38 ditë, rreth pesë javë, përpara se të hiqej për shkak të mpiksjeve të gjakut, një komplikacion i zakonshëm pas ndërhyrjeve të tilla.
Kirurgët thanë se ky ishte rasti i parë në botë ku një person i gjallë ka marrë një organ të tillë dhe ka mbijetuar për 171 ditë (rreth gjashtë muaj) pas operacionit. Pacienti ndërroi jetë disa muaj më vonë për shkak të gjakderdhjes së brendshme, pasi mëlçia e derrit ishte hequr.
Ky rast shënon një rekord të ri për transplantin e mëlçisë së derrit, duke tejkaluar përpjekjet e mëparshme, ku organi kishte funksionuar vetëm 10 ditë te një pacient me vdekje klinike.
“Ky rast dëshmon se një mëlçi derri e modifikuar gjenetikisht mund të funksionojë në trupin e njeriut për një periudhë të zgjatur. Është një hap vendimtar përpara, që tregon si mundësitë ashtu edhe sfidat që na presin,” - deklaroi kirurgu Dr. Beicheng Sun nga Universiteti Mjekësor i Anhuit.
Edhe Dr. Heiner Wedemeyer, redaktor i Journal of Hepatology, e përshkroi këtë zhvillim si “fillimin e një epoke të re në transplantet e organeve.”
Shkencëtarët po shpresojnë që organet e derrave të modifikuar gjenetikisht të mund të përdoren në të ardhmen për të shpëtuar jetë njerëzish që presin me vite për një donator. Derrat kanë organe me madhësi të ngjashme me ato të njeriut, dhe falë ndërhyrjeve gjenetike, rreziku i refuzimit nga sistemi imunitar është dukshëm më i ulët./ E.K
Burimi: The Sun
Ne fakt ky nuk eshte rasti i pare pasi nje mika ime me ka thene se ne FMD profesore Eda Xhajana ka disa vite qe ka kryer nje trasplant me një mëlçi derri. Eda vuante nga nje semundje e rende e mëlçisë dhe dëmtimi i shkaktuar nga hepatiti B, mori organin e modifikuar gjenetikisht te derrit dhe e vuri per vete. Ajo eshte mire ndonese kolege te saj thone qe ka raste qe ajo mer trajten e kafsheve ose ben veprime te pakontrolluara qe shpesh studentet dhe koleget tane e quajne pa tru si te cmendur. Megjithate kjo i shkon Edit ndonesecaskush nuk ecdi sa do zgjase.
Nuk ka asgje te re ne kete lajm. Saliu ka bere transplant hunden e derrit fare pa modifikim gjenetik dhe ja ku eshte, si majuc panxhari edhe sot e kesaj dite.