
Molly Russell, 14 vjeçare, ka vdekur si rezultat i vetëlëndimit, pasi zhvilloi depresionin dhe po vuante nga “përmbajtja negative e shpërndarë online”, shkruan The Guardian.
Molly nga zona Harrow, në veri-perëndim të Londrës, kishte ndërvepruar me një numër të madh të përmbajtjes negative në internet muajt e fundit.
Ajo kishte kaluar shumë kohë në Instagram dhe Pinterst, dhe zyrtarë nga këto dy kompani kishin dëshmuar, duke tregtuar se si Molly kishte shikuar pamje të caktuara në muajt para se ta vriste veten në nëntor të vitit 2017.
Vendimi nuk e nxjerr vrasjen e Molly si vetëvrasje, ka thënë gjyqtari, pasi disa nga gjërat që kishte shikuar nuk ishin të sigurta, për shkak se ishin përmbajte për të rritur që nuk do të duhej të kishte qasje një 14 vjeçare.
“Është shumë e mundshme se materiali i shikuar nga Molly, që veçse vuante nga depresioni për shkak të moshës, e ka afektuar në një formë negative dhe ka kontribuuar në masë të madhe në vdekjen e saj”.
Në konkluzion, gjyqtari tha se Molly “vdiq nga një akt i vetëlëndimit derisa vuante nga depresioni dhe efekti negativ i përmbajtjes online”.
Duke folur pas vendimit, babai i Molly-it, Ian Russell, 59 vjeçar, tha se “në javët e fundit kemi dëgjuar shumë për një ndodhi tragjike, për tragjedinë e Molly-it, por ka plotë të tilla që po ndodhin aktualisht”.
“Tani dua të them, sado se si mund të duket, se gjithmonë ka shpresë. Dhe nëse keni mundësinë, ju lutem flisni me dikë që i besoni në vend se të shikoni gjëra online që mund t’iu lëndojnë”.
Molly kishte shikuar më shumë se 16 mijë video/foto në Instagram në gjashtë muajt e fundit të jetës së saj, prej të cilave 2 mijë e 100 kishin të bënin me vetëvrasjen, vetëlëndimin dhe depresionin. Ajo gjithashtu kishte ndërlidhur 469 imazhe në Pintrest që kishin përmbajtje të njëjtë.
Elizabeth Lagone, shefe e politikave të shëndetit dhe mirëqenies në Meta, pronar i Instagramit dhe Facebook-ut, ka kërkuar falje dhe e ka pranuar se Molly kishte parë gjëra që bijën ndesh me politikat e tyre.
Një zyrtar i lart i Pintrest gjithashtu ka kërkuar falje që platforma i kishte shfaqur përmbajtje jo të përshtatshme dhe ka pranuar se platforma nuk ofronte sigurinë që do të duhej në kohën kur e kishte vizituar Molly.
Shefi ekzekutiv i mbrojtës së fëmijëve, Peter Wanless, ka thënë se ky vendim duhet të dëgjohet mirë në Silicon Valley te kompanitë e rrjeteve sociale dhe teknologjisë dhe ato duhet të mbahen përgjegjëse që vënë sigurinë e fëmijëve në rend të dytë pas reklamave komerciale.
“Ky moment nuk bën të tejkalohet”, tha ai.
Lini një Përgjigje