Të dhënat e EUROSTAT, cituar nga revista Monitor, tregojnë se Shqipëria mban vendin e dytë në Evropë sa i përket vdekjeve nga goditjet e zemrës.
Të dhënat thonë se në vendin tonë regjistrohen mbi 5,000 vdekje në vit nga goditjet në zemër.
Numri më i lartë i vdekjeve regjistrohet në qytete si: Korça, Berati, Gjirokastra, Shkodra dhe Vlora.
Sa i përket prevalencës së këtyre sëmundjeve mes dy gjinive vërehet se ajo është e barabartë si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt.
Ekspertët fajësojnë ushqyerjen e keqe, mungesën e aktivitetit fizik dhe duhanin.
Zemra e gruas dëmtohet nga ushqyerja e vonë
Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org shpjegon se ushqyerja e vonë nuk i bën mirë zemrës së një gruaje.
Ekspertët e Universitetit të Columbias në Neë York kanë zbuluar se gratë që konsumojnë pjesën më të madhe të kalorive në mbrëmje janë ndjeshëm më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.
Kardiologët shpjegojnë se metabolizmi dhe ritmi i brendshëm nuk mund të përballojnë ushqimet e rënda në orët e vona të mbrëmjes.
Sipas tyre, gratë që konsumojnë pjesën më të madhe të ushqimeve pas orës 18:00 kanë një shëndet më të dobët.
Në qoftë se një grua merr qoftë edhe 1 përqind më shumë kalori në mbrëmje, shëndeti i zemrës së saj është më i dobët.
Për më tepër, kjo 1 përqind më shumë kalori, nxit tensionin e lartë të gjakut, rrit indeksin e masës trupore dhe përkeqëson nivelet e sheqerit në gjak.
Ushqimet më të përshtatshme për në mbrëmje
Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që në mbrëmje gratë të frenohen nga dëshira për ushqime të rënda.
Ato mund të konsumojnë fruta pylli, kos, banana, kivi, vezë të ziera.
Këto ushqime jo vetëm ofrojnë vitamina dhe minerale por edhe treten më lehtë dhe nuk shkaktojnë një barrë të rëndë në metabolizëm.
Shumë prej tyre promovojnë edhe qetësimin e mendjes dhe trupit dhe nxisin gjumin e qetë dhe të patrazuar.
Eshte nji lajm qe duhet vertet te perbej nji Teme, Serioze _per shoqerine shqiptare . Jeta e trazuar dhe pasiguria e jetes e te ardhmes ,shqetesimet e problemet e jetes ,nxisin parregullsi si ne te ushqyer e kudo ke femra. Femrat mendojme me shume se mashkulli per te ardhmen dhe jan gjithmon nen tension ,te shqetesuara vet nga natyra e tyre e ndjeshme . Megjithate , femrat duhet qe t'i marrin seriozishte madje shume seriozishte kto Studime e Shkrime ,qe i referohen shendetit te tyre dhe gjejne menyra t'i kundervihen ktyre "dobesisve" te nates mpra te ushqyerit per te larguar shtresin gjendjen depresive dhe mendoj nji nga menyrat me te mira eshte Krijimi i Grupeve bashkbisedimet dhe reflektimi duke gjetur menyra te tjera naten me e mposht "kto zakone" te ambjetuarit me te ushqyerit ne oret e vona . Pra duhet ber dicka nga vet femra ,per te shmangur ate qe i shkaterron jeten ,gjetur menyra nga vet ato ,qe te kujdesen per shendetin e gjithcka . Duhet pra bashkpunim me shoqerin etj ,per t'i afruar organizmit nji tjeter menyre te ambjentuari ne oret e vona ,per te qen me Kualitative me veten dhe jeten e vet . Mposhtni vetvehten ,mos lejoni qe shtresi t'ju veri poshte e ju shkaterroj jeten etj etj . Pra ka shume keshilla e metoda per ,te shmangur ato vese qe nuk na bejne mire shendetit e jetes .Kush do te ndryshoje veten e gjen forcen dhe e ben arrin fitoren mbi cdo shtres ne jete ,duhet pak nerv apo jo . I uroj femrave shqiptare cdo te mire ne jete e besoj se ato arrijne gjithcka nqs duan ne jete . Qysh sot Ndalohet te ushqyerit pas ores 19.00
vezet e ziera qe permbajne 100 kalori per konsum mbas ores 6:00pm???