
-Donika Mici! Model i vajzës seksi, qe u bë një nga bizesmenet më të njohura në Shqipëri! -
Rreth viteve ‘80-të, nisa stazhin e partisë. Gazetar i “ZP” në Berat - Skrapar. Çdo të shtunë kthehesha në Tiranë. Nga Berati në Lushnje-me autobus. Rrija disa orë në Lushnjë. Pastaj me tren.
Jo rrallë takoja drejtorin e tregtisë Vangjel Çoma. Një të shtunë u ulen në kafene “Myzeqeja”. Në pritje të kafesë, drejt nesh erdhi një vajzë bionde. Veshur me fustan të hollë. Zhapone. Dallova linjat. Një gjoks i bukur, sikur do çante fustaninin.
Mu kujtua një varg i poetit K.Spidhi:
-Thumbu i cicës si qërshi...
-Mitro! Kjo është Dona. Goca e Natyrelit...
Zgjata dorën si rrobot. Po më merrej fryma. Nuk kisha parë femër më të bukur, edhe pse si gazetar isha i gjezdisur.
Kopje e Brixhit Bardosë, aktore franceze me famë botërore. Dikush kishte shkruar:”Dhe Zoti bëri femrën. Në vitin 1955 i vuri emrin Brixhid Bardo”.
Për analigji unë mendova:”Dhe Zoti bër femrën. Në vitin 1980 i vuri emrin Dona!”
Për ta ndjekur më mirë tregimin, duhet të shtoj një detaj:
Në atë mot ende nuk kisha kryqëzuar fatin me Ezmerkën.
Me sebep të Donës, çdo javë “mbija” tek zyra e drejtorit. Bile bëja shëtitje zyrë më zyrë.
Atje takova Lilin. Ekonomiste nga Tirana .
Pas ca kohës nisa të ftoj Lilin për kafe. Ajo merrte me vete Donën.
Vajza duke e njohur pushtetin e bukurisë, një ditë më thotë:
-Mitro! Pse nuk martohe me Lilin!
Ngela si peshku pa ujë. Nga situata më nxorri Lili:
-Dona! Unë jam e zënë! Mitroja vjen për ty?!
Mu skuqën veshët deri në rrëzë. Dona qeshi duke nxjerrë një palë dhëmbë si rruazë.
-Mitroja është djalë nga Tiranë. Gazetar. Nuk mund të pëlqejë një vajzë myzeqare...Si puna ime?!
Javën tjetër përsëri të tre. Më thotë Lili:
-Po shkoj në shtëpi të marr valixhen! Po nisem më shpejt në Tiranë. Nesër do fejohem.
Mbetëm vetëm. Unë si mbi gjëmba. Më ishte tharë goja. Më rrihte zemra. Thashtë të përdorja një dredhi:
-Dona! Mbrëmë të kam parë në ëndër...
-Ishalla nuk më ke parë lakuriq...Kur më shohin te xhveshur, sëmurem...
-Jo! Të kam parë duke udhëtuar me tren?!
Thashë këtë frazë dhe “gostita” veten:”Budalla! Një çupë e bukur, vetëm lakuriq të vjen në ëndër.”
Në këtë kohë mori zjarr një pus nafte në Cakran! Llahtar. Pus-përmbindësh që “villte” flakë. U çvendosa në Patos. Ndënja 6 muaj. Pusi u vetëshua
, kur mbarojë nafta nga thelësia.
U ktheva në Berat. E shtunë. Në Lushnjë. Kërkova Lilin. Erdhi vetem.
-Po Dona?
-Është fejuar. Me një hetues.-Tha Lili...
Kaluan vitet. Një ditë afer godinës së “ZP” dëgjove një zë:
-Mitro!
Ishte Dona. Ishe martuar . Kishte bërë një vajzë.E bukur? Gruaja nuk e kishte mundur vajzën.
-E njeh doktor Arqile Botin?
-E kam mik!
- [ ]
-Kam një problem me këmbë. Dua të më vizitoi.
U lidha në telefon me doktorin. Në atë mot punonte në Baldushk. Mjek popullor me shumë famë. Vizitonte të sëmurë nga e gjithë Shqipëria.
Lamë takim tek zyra ime. Në fillim erdhi Dona. Unë shih me sy e plas me zënë. Atë e mbronte bukuria. Mallkova veten:
-Si te shokon mendja për mirë, kur në shtëpi ke Ezmerkën! Hy, i paudhë!
Në dhomë u fut doktori. I parruar. Me pak qime. Si të plakave- virgjëresha. Me flokë si majmun. Me baltë këpucët dhe kostumin. Një fantazëm e dalë nga varri.
Mbaroje vizitën. Pyeti:
-Sa fëmijë ke?
-Një vajzë!
-Bëj një djalë dhe vdis!
-Kaq e sëmurë jam?-Tha Dona me lot në sy.
-Ligji i mohimit të mohimit. Gruaja e mohon veten kur bën djalë?!...Nga sëmundja? Nuk çalon gomari nga veshët... Bli fasule pllaqi. Zieji fort. Shtypi dhe mbështill këmbën...
Kaluan dy javë. Në rrugë Dona.
-Doktor Arqileja është i madh. Mu shërua këmba.
Pranvera 1991 me gjeti deputet dhe kryeredaktor të “RD”. Me dy nishane, kisha zënë miqësi me ambasadori e Italisë zotin Kardili.
Një ditë ra dera. Hyri Dona. Porosita kafe.
-Më duhet një vizë italiane.
-Me ketë bukuri, kush nuk të jep vizë?
-Mos mu përdrith. Vizat i ka në dirë Kardili, miku yt?!
-0k! Po unë çfarë fitoj?!
-E mo Mitro xhani?! Kur të dy ishim të lirë, dhe unë prisja një shënjë, ti më tregoje ëndra?!
...Dona sot? Drejton një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin e këpucëve…
Rinia po ikën, kriza ekonomike dhe xhelozit e ndryshme nga reusit të disa nga aventuristat, bën të konstatohet vrull jo i duhur për rimëkëmbje.
Koment i "shkelqyer", me siguri edhe Sali Ram Berisha, nuk do ta godiste me te mire.
Ndoshta e ka per nje bjonde shume simpatike me duket I.Papa e cila binte shume ne sy ne Tirane kur ishte studente ne I.B.Kamez per ekonomiste. Edhe ajo u fejua dhe martua me nje Hetues.Nqs eshte ajo nga fotot nuk ngjane ose ndryshuar shume me ate bionden e viteve 77-81.
Hahaha...ka kopjuar nje tregim te Gorkit, ka ndryshuar emrat, profesionet dhe vendet.
Bukur Mitro, si cdo skice e jotja! Dona me te vertete ka qene nje yll i bukur...dhe eshte!
Ezmerka eshte me e mire!
Perfundimisht Mitro eshte pjerdhur nga trute e kokes
Jo vetem Mitroja por edhe Meroja qe lejon keta shkrimet e tij .
Mire Mitro qe kuptohet menjehere, po keta qe ja botojne....
O Qamush, une ta mbush! Injoranca nuk ka brire!
Karagjos, ish komunist, ish dhemokrat, ish........ !!
Mitroja ndryshon vazhdimisht, siç e ka thene Entosoe me siper, nga komunist behet ish komunist, pastaj behet demokrat, pastaj kthehet ne ish demokrat. Por nje gje nuk e ndryshon Mitroja, ka qene eshte dhe do te mbetet koqe kandari.
Mitro lexohet deri në fund,me një frymë ! Një shpik, të tjerët kopjojnë.
Mitro po qe ajo Donika qe mbaj mend une e mire fare ka qene,por aspak e veshtire per ti vjele frutat.Ti si katunar Permeti se beje dot punen e vjelesit
Se mos e voli dot Ezmerken?!
Ore po ky mire qe po zberthehet per veten kaq injorançe pa pike finese, sikur eshte ne kafen e lqgjes, po ate te shkreten qe po e nxirrka fare ne mejdan....me emer dhe foto...tani po e pame mè ne TV do kujtojme Mitro mavrin qe i ka ngelur peng...jalla , keshtu eshte kur i ke punet ne terezi flet per yje, per cica..mamica...etj. etj...
Shume kuptimplote. Nga gazetar i ZP kryeredeaktor te RD. Bravo! Te tjerat jane vari trajset.
Mitro, te fala samarxhinjve i themi ne andej nga Gjirokastra. Ha ha ha ha ha.
eh more Mitro Ce, c'na kujtove ato vite romantike ne Kooperativat tipit te Nalt , ku mendja vetem aty te rrinte dit e nat sado qe cizmet mbyteshin ne balt . beharit ishte qari i carit (thoshnin zogezat koperativiste ) kishte edhe ca bjonde andej nga Savra ,qe kur hynin mes grurit , e shtriheshin me shiju natyren e bukur te muzeqese diteve teQershorit , benin Brigadierin Naunin ti shperthente patonja e e dyqanit qi vallahi bilahi me aq vrull sa thyenin xhamin e Skllavatorit . S'mundemi me i harru ato vite , Mitroooo ,kerrciste tere diten ne fushe . Kur mbaronte hapjen e kanalit Nauni ,ngrihesh ne kembe dhe tundte hurin ,koperativisteve qe benin sehir nga larg -duke i pershendetur se . Plani u realizua : S'me harrohet . Kur shprethenin duartrokitjet ,rrofte Brigadieri , rrofte sania kopertaviste dalluar ,e cila ishte duke veshur brekt ate cast .Po kush donte me dit per bythet e saj ,entuziazmi ishte ne kulm . Sania bjondja ,ishte edhe solistja e koperatives . Vishej e serbes afrohej ke grupi .I shikonte njiher te gjitha femrat ne sy -si ti thoshte (ma vuri Brigadieri dekoraten e para ) dhe nisnin kengen : O ne Fshatin tone moj edhi Skllavatori , nocken e ngriti perpjet ,token e punoj etj etj .Po ku ka si qejfi mes grurit more ,ne ate freski te barit qe hiqte trut carit ishte ti thoje motelit ik pjerdhu . Ja keshtu qe thua ti Mitro . Dilni edhe andej nga fshati ,se eshte rritur gruri e tershera eeeee
EHMOR MITRO VELLAJ ESMERKE LEZET ME KRIPE THOT AJO KENGA VLONJATE.VAZHDIMIN E DI VETE TI MITRO.
Per Benin! Or Ben, une ta zhyt e ta le mren! Kaq per sot
Mos shkruaj me Mitro, se na ke turperuar si permetar, qenke pjerdhur ne pleqeri, ke ike nga memorja. Nuk i takon nje personi, ne ate moshe qe je Ti, te shkruaje gjera te kalura te ndodhura ose jo nuk ka shume rendesi.
Pamvarsisht se Donika mund te mos e kete problem permendjen e emrit ,,,,po ky Mitro eshte nji cik adolescenti ,,,Gjysher te dy , shkon e flet traplleqe
Pamvarsisht se Donika mund te mos e kete problem permendjen e emrit ,,,,po ky Mitro eshte nji cik adolescenti ,,,Gjysher te dy , shkon e flet traplleqe