Jennifer Lopez mahnit publikun, këngëtarja shfaqet më në formë se kurrë në 56-vjetorin e saj

25 Korrik 2025, 13:03Lifestyle TEMA
Jennifer Lopez mahnit publikun, këngëtarja shfaqet më në

Ikona botërore e muzikës dhe kinemasë Jennifer Lopez ka festuar ditëlindjen e saj të 56-të në mënyrën më glamuroze të mundshme, mes luksi, miqsh të afërt dhe atmosferës mahnitëse të rivierës turke.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur ndau në Instagram disa momente nga festa private në Antalia, ku dukej në super formë, e veshur me stil.

“Çfarë dhurate e çmuar jeni të gjithë! Faleminderit shumë për të gjitha urimet tuaja të mrekullueshme për ditëlindje,”shkroi ajo në mbishkrimin e postimit.

Në fotot dhe videot që publikoi, bie në sy torta madhështore me tre kate, ambienti i dekoruar me finesë dhe momentet plot energji ku Lopez shihet duke kërcyer dhe festuar pa u ndalur.

Lini një Përgjigje