Kamionistja shqiptare në Itali që u kthye "hit" në internet: U bëra e famshme si shofere...

25 Nëntor 2022, 10:41Lifestyle TEMA

Kamionistja shqiptare në Itali që u kthye "hit" në

Kamionistja shqiptare në Itali, Bianka Dervishi tregoi një rast ku ajo është ndaluar nga policia italiane, teksa udhëtonte me kamion.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Dervishi deklaroi se në një moment, ajo po bënte një video për ta hedhur në rrjetin social, Tik Tok dhe një polic i kërkoi që të ndalonte.

Megjithatë, Bianka nënvizoi se polici i tha se kësaj here mund të vazhdonte dhe se nuk përbënte problem.

“Një rast ishte kur isha me telefon në dorë dhe po bëja një video. Po rregulloja telefonin dhe po bëja një video për Tik Tok-un tim. 

Shikoj këtë policin që ma bën me tabelë, edhe unë ndaloj. I them, po më thoni, ec më tha nuk ka problem. Më falni edhe këtë”, u shpreh kamionistja.

Bianka shtoi se ka takuar njerëz të cilët e ndjekin në Tik Tok.

“Kjo ka ndodhur shumë shpesh në Itali kur arrita në Bari. Po vija me makinë nga Shqipëria dhe më ndalon financieri. 

Më shikon makinën dhe i thërret një kolegut të vet, i thotë hajde pak, shiko se kush është. Kam një koleg tha, që me çmend duke më treguar videot e tua, që shiko, edhe ne kemi femra kamioniste në Shqipëri, shqiptare.

Ishte një emocion vërtet i bukur për mua. Financieri ishte italian, por kishte një koleg shqiptar. U ndjeva shumë krenare, e falenderova që më ndjek, bëra një foto madje. E hodhi ai se nuk më ka bërë tagg”, theksoi ajo.

Prej 16 vitesh, Bianka ka emigruar dhe jeton në Itali, ku ka vendosur që të punojë si kamioniste.

Bianka ka hequr dorë nga profesioni i saj si parukiere për t’u përkushtuar plotësisht pasionit të saj. Ajo është komentuar shumë dhe është vënë në qendër të vëmëndjes për faktin se është e para femër kamioniste.

16 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Kuptohet qe kamionisti nuk eshte profesion i rezervuar vetem per burrat por edhe per grate ashtu si edhe shume profesione te tjera, ky eshte indeks i mire i progresit te shoqerise qe te shkeputet nga shpellarizmi dhe injoranca

    1. M
      Myslym Hoxho Islamaj

      Urime Bianka dhe suksese por mos i lexo komentet ketu per ty se ke mbiemrin Dervishi dhe ketu ke ca Suniter dhe kafshe qe vec te jesh myslimane dhe te versulen me fjale te ndyra

      1. K
        Kapedani

        Te lumte goce ,çdo pune e ndershme dhe aq me shume kur e ke pasion eshte nder.Shyqyr o Tema qe na sollet nje artikull qe flet per punen dhe jo per "modelet" e Porta Potty Dubai.

          1. K
            Kristi

            Pune e bere me dashuri.. Bravo

            1. d
              dibroni

              ojti Bardhe dervishi. a je lodh bre ortaj?

              1. M
                Mbeshtes gjicka Pozitive nder Shqiptare

                Rrespekt Bianka , vetem puna e ndereshme ben te arrijme aty ku duhet ne jete . Shume fat e suksese ne profesionin e Kam(p)ionistes . Jeni nji Shembull qe Motivon shoqerine rinine shqiptare

                1. A
                  Andi

                  Fute telefonin ne gop dhe na bej nje tik tok nga brenda brimes. Femer larask

                  1. b
                    ben

                    Andi-me siguri qe kete kerkese e ke mesuar nga motra apo gruaja jote. Nese je femer dhe ben nje pune te ndershme qe jemi mesuar ta bejne burrat, idjote si puna jote fillojne nga sharjet. Bravo i qofte bukuroshes shqiptare qe ka thyer tabute. I uroj shendet dhe suksese.

                  2. .
                    ....

                    Ne cdo vend te botes po u kape duke folur me telefon ne makine ha nje gjobe te majme prandaj mos na trego perralla me mbret, qe ti paske qene duke bere video. Ti mire ke bere qe ke zgjedh ate profesion apo dikush tjeter e ka zgjedhur per ty per te bere "korrieren" e cetes. Nejse ti po vazhdon ne gjurmet e Lezes shoferes se pare shqiptare ne kohen komunizmit.

                    1. s
                      sabrima_ehhhh

                      S'ka force ne bote Te na mposht ne grave sot Revolucioni marshon O rrota karesh! Po si nuk e kuptoni qe ate qe gjysherit tuaj e adhuruan (mbajtjen e rradhave ne 4 te mengjesit) dhe baballaret tuaj mezi e hoqen me greva e protesta, ju doni ta vini prape? Keni qejf per barazi (ne fjale)? Qe shteti te vendosi sa kg mish ne jave do marresh per familje? Qe gruaja te punoje me tre turne sikur burri dhe femijet te rriten me celes ne qafe. Po ai komunizem na coi me pas se 450 vjet sundim otoman. Po komunizmi eshte gjeja me e peshtire qe pjell mendja xheloze e te paafteve.

                      1. M
                        Miradije Hoti

                        Qysh po tshkon puna nsemafora te italis. A po hin najher edhe ntkuqen. jepi gaz jepi gaz dej nskejt sabrima_ehhhh ihhhh ohhhhh hohohhhh ha hahaha.

                      2. p
                        pjeter

                        Ata rrota karash nuk i ka pjell gomarica moj revolucionare,me shume mundesi jan lind, rrit dhe eduku na nje nene si puna jote!!

                        1. d
                          dyshuesi

                          Ai qe ka punuar kamjonist nuk e han kete rreklame . Kjo goca mund te jete blogere qe pozon me kamjona por jo kamjoniste . Me siguri po perpiqet qe te kapi ndonje kontrate rreklame prej VOLVO-s

                          1. K
                            Kollodoku

                            Lufto fort me pith bythe dhe cica.Keto te fundit po te kapen kerthizen,nuk ti hedh qurret njeri,veç per ndonje gojore.Shtrengo mire dhe leven e marshave.Hec aty ju ka ardhur koha me smartphone ne dore.

                            1. J
                              Jemi brez i keq

                              Na diskretituat o gazetare . Nuk jemi njerez shpellash qe skemi pare apo skemi pas ndonjehere shofere kamionesh. Shqiperia nuk eshte koriozitet per sa i perket shofereve te kamionave. Shofere femra ka pasur gjithmone. Bota ka astronaute qe ju kurre nuk flisni per to por merreni me gjera pa vlere ( pa dasht te fyej shoferen e kamionit ).

                              Lini një Përgjigje