Pitoni sulmon 5-vjeçarin dhe e hedh në pishinë, shpëtohet mrekullisht nga babai dhe gjyshi

25 Nëntor 2022, 09:56Lifestyle TEMA
Pitoni sulmon 5-vjeçarin dhe e hedh në pishinë, shpëtohet

Një djalë 5-vjeçar australian ka mbijetuar pasi u kafshuar, shtrëngua dhe tërhoqa zvarrë në një pishinë nga një piton rreth tre herë më i madh se ai.

Beau Blake po shijonte notin në shtëpi kur zvarraniku 3 metra i gjatë e pickoi, i tha babai i tij një radioje lokale, raporton BBC.

Djali i shtrënguar nga gjarpri u nxor nga pishina nga gjyshi i tij dhe u lirua nga kafsha nga babai i tij Ben.

Beau është në gjende të mirë dhe shpëtoi vetëm me lëndime të lehta.

“Ne pastruam gjakun dhe i thamë se ai nuk do të vdiste sepse nuk ishte një gjarpër helmues”, tha babai i tij Ben.

Pavarësisht se djali shpëtoi, saga dramatike ishte një “sprovë” e madhe tha ai.

“Beau po ecte rreth skajit të pishinës dhe besoj se pitoni ishte ulur atje duke pritur që të vinte një viktimë”, shtoi babai.

Ben tha për stacionin radiofonik që pitonët ishin të zakonshëm në zonë, rreth 8 orë në veri të Sidneit./Abcnews.al/

Lini një Përgjigje