"I dashur gjoksi im, për 4 dekada të kam urryer por sot të dashuroj" - Letër nga Dalina Buzi

24 Nëntor 2022, 18:50Lifestyle TEMA

"I dashur gjoksi im, për 4 dekada të kam urryer por sot të

Skenaristja dhe producentja, Dalina Buzi, ka shkruar një letër të pazakontë, kushtuar gjoksit të saj.

Moderatorja e emisionit "Goca dhe gra", tregoi se nuk është prekur aspak nga komentet pas paraqitjes së saj në “Dancing With the Stars”, por përkundrazi këto komente e kanë nxitur të shkruante këtë letër kaq domethënëse e të veçantë.

Letra e plotë e Dalinës

I dashur gjoksi im! Të kam urryer që ditën e parë që u ndërgjegjësova për praninë tënde. Kam qenë në klasë të katërt në plazh në Pogradec dhe mbaj mend asnjë nga shoqet e mia nuk mbante reçipeta përveç meje. Të urreva sepse më bëre grua para kohe. Të urreva se i dhe çunave material për shaka e ngacmime dhe mamit tim arsye për të më mbërthyer deri në grykë e për të më përsëritur çdo ditë të njëjtën frazë: Kujdes se të doli!

Të urreva për reçipetat e shëmtuara bezhë të komunizmit që mezi i mbërtheja. Të urreva dhe për reçipetat e bukura që s’rrinin kurrë tek ty si tek gocat e Victoria’s Secret. Të urreva sepse asnjë vrap apo hedhje e imja në fiskulturë nuk kalonte pa u përmendur. Të urreja sepse më dukej sikur asnjë çun s’më shihte në sy edhe kur më shihnin. Por e di për ça të urreva më shumë o gjoks? Që u bëre kaq faktor tek mua, aq sa më përcaktohej se kush isha për çdo milimetër shfaqje tënden në publik.

Një kopsë e hapur më shumë dhe isha e përdalë e kërkoja të joshja. Një pulovë e trashë sipër dhe isha e shëndoshë dhe e padëshiruar. Ti rriteshe dhe unë të shtypja poshtë reçipetave sportive sepse nuk e honepsja dot praninë tënde. Ankesat e shoqeve të mia për gjokset e tyre nr 1 apo 2 më dukeshin llastime.

Sa herë thoja me shaka që nëse do të mundja do ta prisja një copë me gërshërë dhe do t’ua jepja. Do e bëja vërtetë nëse do gjeja ato lloj gërshërësh magjike. Kur humba qumështin, 40 ditë pas lindjes së vajzës së madhe, aty doja të të zhdukja njëherë e përgjithnjë. Çfarë funksioni kishte ti tek unë si grua kur as nënë s’më bëje dot? Kur mami u sëmur nga kanceri në gji fillova të të shihja si armik në jetën time.

Një personazh negativ, një e keqe e panevojshme. Kur s’më bën të ndihem seksi, kur s’më bën të ndihem nënë, kur rrezikon jetën e njerëzve të mi të shtrenjtë për çfarë dreqin ekziston? Kur pastaj ti re, u zvogëlove dhe u rrudhe pas humbjes së kileve të tepërta në lindjen e dytë, u bëre një e keqe e shëmtuar dhe e padurueshme.

Por nuk të zhdukja dot ndaj vendosa të të zbukuroj me kirurgji plastike. Ti nuk u zbukurove kurrë. Proteza krijoi infeksion dhe unë u futa 3 herë nën thikë për ty derisa më në fund, ekzaktësisht 1 vit më parë në 2021 të riktheva aty ku të lashë dikur, në gjimnaz kur sa kisha nisur të të urreja me shpirt, të ktheva te ajo formë natyrale pa dhjamin e kileve të tepërta, pa thikat e operacioneve, pa shtrëngimet e lidhjet për të të fshehur.

Të takova për herë të parë në nëntor 2021 pas operacionit dhe u dashurova me ty. Dhe qava! Qava se më erdhi keq kur ti paske qenë kështu pse unë të kam urryer kaq shumë. I dashur gjoksi im, në moshën time 44-vjeçare ti u bëre faktor sërish. Ata dhjetëra që komentuan ekspozimin tënd në rripat e fustanit tim të zi të premten e “Dancing With the Stars” më thanë të alarmuar se unë nuk kam nevojë të të bëj ty faktor për të fituar vëmendje.

Sepse mua më mjafton veç truri. I shtrenjti gjoksi im, askush nuk e di përveç ti dhe unë që për herë të parë në jetën tonë të përbashkët, ti veç faktor nuk bëhesh dot më, as për mua dhe as për të tjerët. Ti nuk më përcakton të jem asgjë sepse ti je pjesë e një gjëje shumë më të madhe që përfshin shpirtin, trupin dhe mendjen time. Ti nuk ekspozohesh sepse unë kam nevojë për ty, por sepse tani pas 4 dekadash urrejtje të vazhdueshme unë të dashuroj, je i imi. Të dua!

42 Komente

  1. J
    Jorgo

    pas kesaj apologjie brilante per gjoksin, mezi pres te lexoj ate qe Dalina do shkruaj per ate qe mba mes shaleve....

    1. D
      D. B.

      Gjithë pabuksat që më shajnë në komente, më vjen zor t'ju them, por të më hani atë që nuk thuhet, sepse vetëm ai nuk më ka ndryshuar....... Idjota të lindur....

      1. M
        MB

        Po karllikun tend e urren naj cik?

        1. S
          Sita

          Moj Dalina, ti bie ndesh vete me fjalet e tua. Nga njera ane thua as ma ndjen se cfare thone, pastaj reagon me te shame si burre, pa pike feminiliteti. Kur te komentojne gjoksin temd te ky fustani ne foto nuk e kane te lakuriqesia sepse njerezit shohin gjokse edhe me te zbuluara se ky neper tv. Kupto kete: merre si keshille nga une ( edhe pse nuk ta ndjen po e kuptoj qe ty ta ndjen aq shume saqe je duke prit te dale cdo koment ketu, se po mos te ta ndjeje nuk bllokon komentet ne accountin tend).TY TE MUNGON FEMINILITETI PER TE TILLA VESHJE, nuk e ke tendin , sikur po e merr borxh sensualitetin, me gjoks pa gjoks feminiliteti duket qe ne te folur , kuptoje qe ty te mungon.

        2. K
          Kujtimi

          O Delina, je kujtuar vone per te nxjerre cicat qe te varen ... Me vjen keq qe nuk e shfrytezove rinine, kur une te propozova te benim seks.

        3. ?
          ????????

          Rrofte gjoksi i vogel. Kam ushqyer me gji deri 3 vjet pas lindjes. Ne menopauze nuk bie, nuk varet. Nuk kerkon trajtime te shtrenjta. Mbi te gjitha, mund te besh gjume rehat ne te gjitha pozicionet e nuk ka dhimbje shpibe apo kerrusje ne pleqeri

          1. J
            Jorgo

            po manallin e mba ne mes?

            1. 0
              06:11

              Kete ta sqarojne me mire mamaja e gjyshja jote. Po per siguri shko pyet dhe nga komshiu se duhet t i ngjash atij

              1. V
                Viva Las Cicas

                Jorgo je gjigand... i paske shpallur lufte sinqeritetit erotik femeror sot... I love big cica... I love kucka... I love bujaret...

              2. m
                mama

                haha,sa e vertete

                1. m
                  mama

                  haha,sa e vertete

                  1. p
                    pretorian.

                    Pergjithesisht, grate me gjoks te vogel kane nje fytyre te bukur. Gjithsesi, gjoksi i Dalines eshte vendi i fundit ku duart e mia do pushonin. Megjithate, me vjen mire per Dalinen qe eshte vetpermbajtur, sepse sot, ke gjoksin do te besh bythet, ke bythet do te besh gjoksin, i ke te dyja, do te besh te tjera. Dalina gezoje gjoksin origjinal, sepse kur duart ta prekin ai ndjen, leviz.

                  2. i
                    i mencuri

                    shume, shume bukur. mue me pelqej ne gjith drejtimet. te lumte une ju mbeshtes. por shikoje edhe porosine e keti me larte meje e mere ne konsiderate porosine e tij. mundohu e mendohu se besoj do besh dicka shume te bukur. ju pershendes e pres edhe per ate tjetrin ne mes...

                    1. k
                      kacidhja

                      Idiotizma e radhes te Tema.Tek problemi i saj e ka hallin gjithe populli shqiptar.Neveri.

                      1. k
                        kari

                        na bere ti biem me dore

                        1. J
                          Juela

                          Paska bere gjithe kete hartim pa lidhje… nuk e di pse gjithe kjo vemendje mediatike për kete njeri kot. As e bukur s’eshte, po ky nuk eshte faji i saj, por ajo qe e ben antipatike ne ekran, eshte fakti qe eshte shume mendjemadhe!

                          1. B
                            Bimi

                            O karcidhe po sa gomar je , po çte prishi pune ty o idiot shkrimi o varfanjak apo vetem politike do te lexosh.

                            1. R
                              Rrsepekt Dalina ,si gjithmon_ Akcente Njerzore !

                              Nuk eshte e lehte sot per Njeriun "Te shprehet" e degjoje nga shoqeria ate Ehooo Njeriu , perball lehjeve te qenve te asaj Bote . Asnjiher s'ka qen e leht ne shoqerine Shqiptare , te funksionoj si Shoqerite e gjithe Botes ,prandaj edhe kto reagime aspak ashtu si i takon nji shoqerie te vertete dhe nji Gruaje ,nji Nene ,nji Femre te talentuar ,vs ktij shkrimit te mrekullueshem i cili , inspiron ,i flet njeriut . ____ Nji ndjesi shperthyer dal jashte atij gjoksi , ne ate presion te flakt nga zemra e saj //dicka qe ndoshta s'duhet komentuar por Ndjer // aq e vogel transformuar ajo dhimbje e se keqes oh c'vaj //aq e pashpirt brutale eshte kjo bote ,sa cdo nerv gryken me ndez ._ Flm e nderuar...

                              1. k
                                kureshtje

                                Cfar do thote Akcente ?

                              2. r
                                robi

                                Ik moj Dalina se je bere e neveriteshme me ate veshjen tende cullakhone qe do ta kishin zili dhe ato te semaforit, lere pastaj performanca shume e ulet tek emisioni Goca dhe gra.,Nje grifshe ne ekran qe nuk terheq askend dhe kur del ti tani ne nderrojme kanalin taman si kur del Ori e perputhen me ato kembet e shpifura si kembe burri sa ne nderrojme kanalin per ju te dyja.

                                1. K
                                  K . Himariota

                                  Shanin një vjazë të klasës sime që e vetmja gjë që "stononte" në sytë e të tjerëve - çunave - që vinin era përç se laheshin vetëm të shtunave , me li në moshën 18 vjeçare e puçëra na suratit ● - ishte hunda . Dhe u thoja ( nuk po shkruaj si shpëlaj ) pas 15 a 20 vitesh ku i dihet mjekësia bën të sajën ...ajo nuk u prek , vërsnike të saj nëpër botë u shëmtuan , ajo ka po atë bukuri . Veç që ça , sa u hiqet gjiri se kancer e vdesin , ca , koleksionojnë radiografitë . Hunda e saj nuk e pengoi të jetë një farmaciste e fine.

                                  1. S
                                    Selimi nga Berdica

                                    Na thuaj ndonje gje edhe per vrimen, mbasi ne fillim eshte vrima, pastaj vjen gjoksi, apo cicat, apo siset, sikurse thoni ju gocat! Per vrimen mund te konsultohesh me Rita Vrime, ate poeten e madhe qe ka shkruar nje liber me poezi per vrimen tuaj, ose me aktoren Ema Andrea, se edhe ajo ka nje monolog me titull: "Monologu i pidhit!"

                                    1. T
                                      Thor

                                      Leter jarit tim! I dashur jar. Hajde mendje hajde moj dalina ????

                                      1. 1
                                        19

                                        Shkrim idjot pa lidhje fare spo ma kap truni se ku kemi arit si popull .vetem kurva dhe pderaste shef ne tv tona .paskemi qen rac e poshter .

                                        1. S
                                          Sara

                                          te gjitha masturbohen me thepin , kjo me gjoksin...

                                          1. k
                                            kacidhja

                                            or Bim te ka ngel bosh ndonje brim

                                            1. T
                                              Tomi

                                              Ca kare femer

                                              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                Dalina është bërë për pjesë ndërrimi ! Gjoksi i saj është bërë si kumbullat e frigoriferit, kur shkrijnë varen në qeset e sytinave. Në moshën e saj është e pamundur të konkuroj " gjokset" rinore,i mbetet të hajë leckat me dhëmbë. I ka që i ka, është mirë t'i vejë në punë!

                                                1. G
                                                  Gjeli Peqinit

                                                  Tani mezi po presim tregimin tjetër të Dalinës për organin femëror të saj.

                                                  1. Q
                                                    Qytetari

                                                    Nuk e di pse ma shpif fare kjo femër, që më duket fallco ne çdo fjalë që nxjerr nga goja.

                                                    1. s
                                                      sotir

                                                      Si ka mundesi qe te gjitha femrat me emrin dalina jane kurva dhe te mangeta nga trute.

                                                      1. P
                                                        PRIFTI I PRIFTEZUAR

                                                        Me kete leter na tregove qe paske urryer mamane qe eshte kujdesur per te te .mbrojtur nga paragjykimet e kohes Tani merr vajzen perkrahu hapni gjoksin dhe me tanga dilni nje xhiro nga Liqeni ose nga Taivani

                                                        1. E
                                                          Ermal

                                                          Shkrim i mirë, përgjigje e merituar për njerëzit cinikë që merren me formën dhe jo përmbajtjen.

                                                          1. K
                                                            Koli

                                                            Duhet te mos kesh mend dhe shpirt qe te besh komente si keto me lart. Nga keto qe shkruajne komentuesit kupton se cfare mendojne per mamate, grate, motrat dhe vajzat e tyre. Po sju pelqen kjo gruaja mos e lexo cfare shkruan mor njeri. Po e lexon dhe prap ste pelqen shkruaj dicka tjeter qe lidhet me mendjen e saj se ajo me mendje ka shkruar Jo me gjoks, ose mos komento fare sic do beja une po te mos kishit komentuar ju pelq te rrjedhur qe shani gjithe boten vetem per te shtyre kohen.

                                                            1. K
                                                              Km

                                                              Pse zemeroheni o njerez. Edhe kurvelleku eshte njerezor.madje, zanati me I vjeter. Dhe kjo Dalina, a si quhet, e ka ngritur ne art. Te lumte, here tjeter Na Bej nje hartim per bythet e tua. Me kaq passion, te frymezon

                                                              1. S
                                                                Soemana Æremana

                                                                Romana Ôurona e kuruar e latuar ënë Vaionjë dëlte para skllevërve të leshtë të lashtë në thellësite e kësaj modernes po ti zhytes pusit ,mbase del më atë anë , tu urronte Piellori . A zuni fara e gryntë , thyrza a volt ullinë ..o u sërë . pd : shi'hist

                                                              2. ☢️

                                                                As me shume e as me pak, Dalina nuk ka patur nevoje te shkoje tre here te kirurgu, por te shkonte 30 here te psikologu. Kjo shpjegon faktin qe nuk ka as etike e as komunikim normal. Mjere burri dhe mjere vajzat qe po rrit!

                                                                1. e
                                                                  e pabesueshme te ndeshesh me te tilla reaksione !

                                                                  Sinqerishte nuk kuptoj perse i duhet asaj shoqerie te cliroje ne cdo rast ,kaq Energji Negative ne Atmosferen Shqiptare ,ku Pasioni per Banalitet nuk humbet asnjiher kohe , te jet prezent _ por te cudit ajo se ; Kujt Modeli Shoqerie i referohet nji Kulture e tille Komunikimi ?_ ______ _Te krijohet pershtypja se mediet te tilla ,, jane shndruar ne ato pellgjet e ndenjura_ poshte se cileve jane kultivuar Pirania qe tinez presin qe dikush te preki pellgun e ta masakrojne me dhembet e tyre primitive agresive . _ _______ _Kaq te fyer jane ndjere komentuesit nga ky Shkrim inteligjent i nje femre te talentuar ? _Eshte vertet e pabesueshme ,por edhe kercenues , ky mentalitet _aspak Normal ne ate shoqeri , se ku shikon , se nga cili kenveshtrim i trajton Tematikat Shoqerore apo Shkrimet e Njeriun . Por konkluzioni eshte i thjeshte . Prandaj ne Shqiperi ,______E Keqja vazhdon te dominoje jeten e shqiptareve sepse shumica i referohet Negatives ne shoqeri prandaj edhe Negativja dikton jeten e tyre . _ Marrezia Marshon prej 31-vjetesh ne vendin tim e s'ka ndermend te ndaloj ._ Ndoshta eshte koha kur shqiptaret ti shikojne gjerat qe kan te bejne me problemet ne shoqeri , me seriozitet duke vene ne funksion Arsyen ,duke mos fyer persona prej te cileve _Nuk i ka Ardhur asgje e Keqe, por te rrespektojne ne cdo rast inteligjencen ke cdo njeri .( s'kam ndermend t'i jap leksione qytetari askujt ktu , por mendova se edhe kjo Gjuhe Qytetare s'duhet te mungoj sot ,se kushedi ze vend diku ne hapsira boshe )

                                                                  1. ☢️

                                                                    ....e megjithate, kjo nuk do te thote qe Dalina nuk ka nevoje te shkoje te psikologu, bile nje ore e me pare!!!

                                                                    1. P
                                                                      Pickaxhiu

                                                                      Te uroj per guximin dhe romantiken tende gri oj Dalina pa kripe. Edhe une dua te shkruaj dicka per karin tim fiks 16 cm por nuk ma boton kush...e doja ta kisha 22 cm.Te fala Vrimes dhe nuses se Xen Birishes

                                                                      1. .
                                                                        ....

                                                                        Presim hartimin e rradhes me titull " Sa i urreja breket"

                                                                        1. S
                                                                          Skerdi

                                                                          Vetëm gjoks nuk ishte, dy zhaba që na e shpife sa mos me na shku mëndja nja dhjet vjet për femër. Iiiiiiii, dy copa zhabe që as qenit nuk i duhen. Nga turijt si tranzvesit, na mxorre dhe dy fëlliqsira, dhe ti msrësh të keqen Lindës trasvesite se është bërë femër, ti je femër vetëm se e bën shurrën ulur. Vërtet na e ke shpifur, mos dil më, rri disa vjet dhe fshihu se le nam.

                                                                          Lini një Përgjigje