Kylie Jenner mahnit me trupin e tonifikuar, pozat sportive që po bëjnë xhiron e rrjetit

24 Tetor 2025, 13:32Lifestyle TEMA
Kylie Jenner mahnit me trupin e tonifikuar, pozat sportive që po

Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me disa foto të reja në Instagram, ku tregon trupin e tonifikuar dhe stilin e saj sportiv. Bukuroshja 28-vjeçare u shfaq me reçipeta sportive ngjyrë vishnje dhe pantallona të shkurtra, të kombinuara me një çantë të madhe në të njëjtën nuancë, duke provuar se stili dhe komforti mund të shkojnë dorë për dorë.

Flokët e saj të ndarë në mes rrjedhnin lirshëm mbi shpatulla, ndërsa grimi i ditës përfshinte rimel, hije të lehta sysh, skuqje rozë dhe buzë në nuancë nude. Në një nga fotot, Kylie bëri edhe një selfie të shpejtë nga sedilja e shoferit, duke treguar grimin e saj të përkryer.

Ylli i medias sociale përdor shpesh Instagramin për të ndarë stilin e saj sportiv, shpesh në shoqërinë e motrës Kendall Jenner, ambasadore e markës Alo Yoga. Në një intervistë për Elle vitin e kaluar, Kylie zbuloi se rutina e saj e mirëqenies përfshin ushtrime të rregullta dhe ushqim të shëndetshëm, dhe se ndihet “mrekullisht” me trupin dhe energjinë e saj.

2 Komente

  1. I
    I mahnituri

    Na mahniti komplet…..

    Përgjigjjuni
    1. T
      Treni

      Po aty poshtë, e ka tonifikuar?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje