Lindsay Lohan zbulon çfarë do të kishte bërë ndryshe gjatë viteve të saj në Hollywood

3 Gusht 2025, 13:48Lifestyle TEMA
Lindsay Lohan zbulon çfarë do të kishte bërë ndryshe

Lindsay Lohan ka reflektuar për rrugëtimin e saj në Hollywood, duke thënë se po të mund ta niste gjithçka nga e para, do të kishte vendosur më shumë kufij.

Në një intervistë për The Sun, aktorja 38-vjeçare tha se ishte tepër e gatshme të thoshte “po” ndaj agjentëve dhe producentëve, pa menduar për nevojat e saj personale.

“Nëse do ta dija atëherë çfarë di sot, do ta kisha përdorur shumë më shpesh fjalën ‘jo’”, u shpreh ajo.

E famshme që në fëmijëri me role në filma si “Freaky Friday” dhe “Mean Girls”, karriera e saj u ndërpre nga probleme personale dhe ligjore, përfshirë varësinë, përballje me drejtësinë dhe periudha të shumta rehabilitimi, shkruan DailyMail.

Pas largimit nga vëmendja, ajo hapi biznese në Greqi dhe u zhvendos në Dubai, ku tha se gjeti një fillim të ri, larg thashethemeve të Hollywood-it.

 

1 Komente

  1. G
    Gomisti

    Paska përfundu eskortë dhe ky është ‘vërtet’ fillim i ri..!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje