Justin Timberlake ka bërë publike diagnozën e tij me Lyme disease, një sëmundje e rrezikshme që transmetohet nga pickimi i rriqrave.
Në një postim në Instagram, ai rrëfeu se prej kohësh ka vuajtur nga lodhje ekstreme, dhimbje nervore dhe probleme të tjera shëndetësore gjatë turneut të tij dyvjeçar.
“Kur mora vesh diagnozën, u trondita. Por më në fund kuptova pse ndihesha kaq keq në skenë,” shkroi këngëtari 44-vjeçar.
Ai shtoi se e kishte menduar të ndalonte koncertet, por vendosi të vazhdojë për shkak të dashurisë për muzikën.
Timberlake pranoi se ishte hezituar të fliste më herët, por donte të ishte më i hapur që njerëzit të mos e keqkuptonin. Ky reagim vjen pasi performancat e tij të fundit u kritikuan për mungesë energjie.
Sëmundja Lyme është një sëmundje që nëse nuk trajtohet në kohë, mund të shkaktojë komplikacione serioze. Në vitet e fundit, edhe figura të tjera publike si Justin Bieber dhe Bella Hadid kanë treguar se janë prekur prej saj.
Ku i gjeten rriqnat keta vipat mer lal' , sikur kane fjetur neper stalla !?
vallaj mjafton te ecesh ne bar, lulishte, pyll, zona te prekura dmth. ka vaksine per Meningoenzephalitis qe eshte virus por per Borreliosen qe eshte bakteri Borrelia burgdorferi duhet trajtuar me antibiotike nese kapet heret