“Më goditën me shpatë në kokë” - Incidenti i frikshëm që i rrezikoi jetën aktorit shqiptar

6 Korrik 2025, 12:20Lifestyle TEMA
“Më goditën me shpatë në kokë” - Incidenti

Një incident në skenën e teatrit i kushtoi jetën aktorit të “Portokallisë”, Emir Hoxhaj, teksa luante një rol disa vite më parë.

I ftuar në emisionin “Hipokrati”, aktori kujtoi ngjarjen kur u plagos në kokë me një shpatë të vërtetë.

“Luaja në teatër, isha në skenë dhe ka ndodhur live, më është çarë koka. Kishim një skenë me shpata të vërteta, sepse regjisori kërkonte shpata me peshë reale, që të bënin atë zhurmën e vërtetë. Ishte një skenë lufte. Isha vërtetë me fat atë ditë, sepse kisha atë kapelen që ishte si kasketë ilire.

Ajo ishte për imazh, ishte tërësisht lëkurë. Por, duke qenë se më rrinte e madhe, I fusja një dy bluza poshtë që të më rrinte mirë. Mund të them se sto bluza mund të më kenë shpëtuar jetën.

Dola nga skena, por shfaqjen më pas e vijova deri në fund dhe pastaj shkova në urgjencë. Doktori më thoshte duhet të rrish gjashtë orë sepse ke marrë dëmtim në kohë. Por, unë kisha një shfaqje tjetër”.

Artisti tregoi dy episode të tjera, që e kanë detyruar t’i drejtohet ambienteve të spitalit.

“Të dyja episodet kanë ndodhur në plazh. Njëherë kur kam çarë pak kokën dhe para disa vitesh më pickoi një merimangë. Spitalet në fakt më japin energji negative”, tha ai.

5 Komente

  1. G
    Gazetaria e injoranteve

    ...desh i kushtuan...

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moisi Golemi

      "I kushtoi jetën"??? Ah, gazetar b¥thq!r.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kot

        Kush eshte ky gjeni I skenes? Po na cate trapin merr tani ne interviste nje anonim dhe degjo perralla me shpata!

        Përgjigjjuni
        1. N
          NK

          “..i kushtoi jeten”, do te thote vdiq, o gazetar plepash!

          Përgjigjjuni
          1. s
            skenaristi

            Nuk na i ka percaktuar se ku e pickoi merimanga,po me siguri ne koke!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje