Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan"

5 Korrik 2025, 21:20Lifestyle TEMA
Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa

Jeta e Johnny Depp ka qenë gjithçka përveçse e lehtë, duke pasur parasysh fëmijërinë e tij të dhunshme dhe distancimin që ka marrë nga Hollywood-i, së fundmi për shkak të betejës së tij ligjore me Amber Heard.

Ylli 62-vjeçar dha një intervistë për Telegraph dhe foli për nënën e tij, Betty Sue Palmer, e cila vdiq në vitin 2016 në moshën 81-vjeçare, duke e përshkruar atë si të paparashikueshme, agresive dhe shpesh të dhunshme. 

"Ajo më godiste me një shkop të mallkuar, me këpucë, me tavëll duhani, me telefon, nuk kishte rëndësi", tha ai, duke shtuar: 

"Por e falënderoj për këtë. Ajo më mësoi se si të mos i rrisja fëmijët e mi. Të bëja pikërisht të kundërtën e asaj që ajo bëri me mua."

Johnny Depp, i cili ka dy fëmijë me ish-partneren e tij, Vanessa Paradis, më parë i është referuar fëmijërisë së tij traumatike, veçanërisht në padinë për shpifje të vitit 2022 kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, e cila e kishte akuzuar atë për abuzim, gjë të cilën ai e mohoi kategorikisht.

Marrëdhënia e tyre e trazuar tronditi audiencën dhe çoi në shkarkimin e të dyve nga projekte të ndryshme profesionale. Johnny Depp u zëvendësua në serialin “Fantastic Beasts” nga Mads Mikkelsen. Ai kujtoi momentin kur iu kërkua të largohej, duke thënë: 

"Ndërsa po bëja filmin, ata më thanë: 'Duam që të largohesh.'Por, ajo që ata donin vërtet, ishte që unë të hiqja dorë nga aktrimi."

Ai foli gjithashtu për vetminë që përjetoi, duke zbuluar se tre nga miqtë e tij më të ngushtë e braktisën pas akuzave të Amber Heard. 

“Ajo që më dhemb më shumë është se tre persona që ishin në festat e fëmijëve të mi dhe i hidhnin në ajër më tradhtuan”, tha ai. “I kuptoj ata që nuk më qëndruan pranë, sepse gjëja më e frikshme për ta ishte të bënin gjënë e duhur.”

Ndër ata që e zhgënjyen ishte menaxherja e tij prej 30 vitesh, Tracy Jacobs, e cila u shkarkua në vitin 2016 dhe më vonë dëshmoi kundër tij në gjyq. Ajo pretendoi se studio kinematografike hezitonin ta punësonin për shkak të reputacionit të tij për vonesën në xhirime.

Sot, ai thotë se vazhdon të luftojë, pavarësisht plagëve të së kaluarës dhe të mbrojë veten dhe artin e tij.

4 Komente

  1. F
    Fat man

    Llapni cfare te doni, por Johnny Depp eshte Johny Depp i pazevendesueshem, ai eshte PIRATI i Karaibeve dhe Hollywood-it. Johnny pervec se nje aktor i madhe qe ka pplaken me yll ne Bulevardin e Fames ne Hollywood eshte nje kengetar dhe lider qe ka edhe grupin e tij me muzike Hard Rrock.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pinewood

      Keep on going man!You are and you will be a great artist.

      Përgjigjjuni
      1. a
        asd

        Me milionat qe ka duket sikur vete-viktimizohet me shume se c'duhet. Mos prit gje nga "miqte" por ec perpara. Duhej ta dije me kohe qe miqte jane vetem per dreka dhe kafe buze detit. Nese nuk te marrin neper filma, eshte vetem justifikim. Kur kane interes te kerkojne me qiri edhe naten ne erresire.

        Përgjigjjuni
        1. i
          i Buti

          a kurv e kurv yt rracshkerdhym si nuk ke turp: me dhunote gruaja yttt t q rrrropt

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje