
Pak ditë më parë Shakira tronditi botën e mediave sociale dhe platformave të tjera digjitale me këngën e krijuar me producentin Bizarrap, e cila arriti shifrën rekord prej 64 milionë shikimesh në YouTube në 24 orë.
Ajo ka tejkaluar “Despacito” nga Luis Fonsi, me gati 25 milionë në vetëm 12 orë, duke u bërë kënga e re latine më e shikuar në historinë e platformës.
Kënga përmban referenca të qarta për marrëdhënien e dështuar me Gerard Piqué “Ti ndërrove një Rolex me një Casio, një Ferrari me një Twingo”, dhe përmend gjithashtu Clara Chía Martí, e dashura aktuale e ish-futbollistit katalanas.
Dje, e premte 13 janar, erdhi përgjigja e Pique.
Ish-futbollisti i Barcelonës u shfaq në videon live të Kings League, eventin sportiv që ai drejton së bashku me krijuesin, Ibai Llanos, me një orë Casio në dorën e djathtë, dhe përveç kësaj, ai i dorëzoi një tjetër secilit prej presidentëve të ekipet e tjera garuese.
Pique njoftoi një marrëveshje me kompaninë shumëkombëshe japoneze për sponsorizimin e Kings League .
“Kjo orë është për tërë jetën”, tha Pique në një aludim të qartë për ndarjen me nënën e fëmijëve të tij dhe për sulmet e këngëtares kundër tij dhe partneres së tij aktuale.
kenget e kesaj me keto terma jane komplet vulgare(une ferrari e ajo renault une ujk-eshe dhe ajo lepur) qesharake ,kjo tregon edhe nivelin qe ajo ka ,pergjigja e ketij eshte epike pastaj....
goni trazovaci , te mungojne syt e trut e i nji gagaci
Futbollistet jane "tralala" nga trute...mashkull idiot.
Nuk eshte mashkull idiot Edlira.Kur te behet president i Barces do me kujtosh.Njishtas kjo e dyta ka nje trangull ne mes kembeve prandaj po vajton Shakira.
Kur e thote nje malok si ti....e besoj. Le te mbaje "Casio" nje teveqel i tillë! Mashkull idiot.