Pse Spanja ndaloi vendosjen e ajrit të kondicionuar nën 27°C

3 Gusht 2022, 18:49Lifestyle TEMA

Pse Spanja ndaloi vendosjen e ajrit të kondicionuar nën 27°C

Një debat është ndezur në Spanjë pasi qeveria ndaloi zyrat, dyqanet dhe vendet e tjera të vendosin ajrin e kondicionuar nën 27°C gjatë verës.

Ky vendim është pjesë e planeve për të ulur konsumin e energjisë të vendit dhe për të kufizuar varësinë nga gazi rus. Dekreti, i publikuar të martën në mëngjes, do të ndalojë gjithashtu ngritjen e ngrohjes mbi 19°C gjatë dimrit.

Rregullat do të jenë të detyrueshme në të gjitha ndërtesat publike dhe tregtare, duke përfshirë baret, kinematë, teatrot, aeroportet dhe stacionet e trenit. Familjet janë këshilluar të veprojnë njësoj.

"Tani për tani, ndoshta sugjeruar nga vala e të nxehtit që po përjetojmë, do të thosha se me 27 gradë do të jemi shumë nxehtë," tha Andrea Castillo, një punonjës në universitetin Castellón, për Euronews. "Ndoshta mund të punojmë në 25 gradë, por jo në 27”.

Laura Berge, një nëpunëse civile në Valencia, vuri në dyshim prakticitetin e masës. “Në përgjithësi, mund të punosh në 27 gradë, por për të arritur atë temperaturë në zonat e nxehta, duhet të vendosësh kondicionerin në 22 ose 23 gradë për disa orë, kështu që jam e shqetësuar,” tha ajo për Euronews.

Teresa Ribera, ministrja e Ekologjisë tha se masat - të cilat përfshijnë fikjen e dritave të dritareve të dyqaneve pas orës 22 - fillimisht do të zgjasin deri në nëntor 2023.

1 Komente

  1. G
    Genti

    Kur kondicioneri vihet në 27° C arrihet të ulet temp në 27° në ambjentin e mbyllur. Dhe është temperaturë që nuk shkakton as djersë e as probleme me shëndetin nga diferenca jashtë dhe brenda. Gjithë specialistët e këshillojnë që temp. nuk duhet të ulet nën 26 °C ndërkohë që jashtë është mbi 36°. Plus që kështu kursehet edhe energjia në këtë kohë krize. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen pasi nëse nuk kursehet do ketë shtrenjtim të mëtejshëm të energjisë dhe mungesë të saj ndërkohë që vapa është në kulm dhe dimri do vijë.

    Lini një Përgjigje