Francis Ford Coppola, legjenda e Hollivudit dhe autori i trilogjisë ikonike “The Godfather”, po përballet me probleme të mëdha financiare pas dështimit të filmit të tij më të fundit, “Megalopolis”. Regjisori 86-vjeçar ka vendosur të shesë disa nga orët më të çmuara të koleksionit të tij personal për të përballuar situatën ekonomike.
Sipas People, Coppola do të nxjerrë në ankand shtatë orë luksoze, përfshirë edhe një model unik të krijuar bashkë me markën e njohur zvicerane F.P. Journe, që mban emrin “FFC Prototype”. Kjo orë është dizenjuar me një dorë mekanike që lëviz për të treguar orën, një ide e pazakontë që regjisorit i erdhi gjatë një bisede me orologjerin e famshëm François-Paul Journe.
Modeli është vlerësuar rreth 1 milion dollarë, ndërsa një version i ngjashëm i saj ishte shitur më parë për gati 5 milionë dollarë në një ankand bamirësie në Gjenevë.
“Kam nevojë për para për të mos falimentuar. Dua të mbaj anijen në lëvizje dhe të vazhdoj të krijoj”, – ka deklaruar Coppola për The New York Times, citon People.
Ankandi do të mbahet më 6 dhe 7 dhjetor në Nju Jork nga shtëpia prestigjioze Phillips Auction House, e njohur për shitjen e koleksioneve të rralla të orëve luksoze.
Coppola kishte shpenzuar mbi 120 milionë dollarë nga pasuria e tij personale për realizimin e “Megalopolis”, një projekt që e kishte ëndërruar për dekada. Por, pavarësisht investimit kolosal, filmi rezultoi një dështim i madh në arkëtime, duke mbledhur vetëm rreth 14 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, autori i disa prej filmave më të rëndësishëm në historinë e kinemasë nuk ka ndërmend të ndalet. Në nëntor, Coppola do të udhëtojë drejt Italisë për të nisur xhirimet e filmit të tij të ri “Distant Vision”, një projekt eksperimental që rrëfen historinë e tre brezave të një familjeje italo-amerikane.
Pavarësisht sfidave, regjisori i “Kumbarit” mbetet një nga figurat më të respektuara të kinemasë botërore — i gatshëm të rrezikojë gjithçka për pasionin e tij ndaj artit./E.K
Burimi: People
Megapolis ishte shumë film kot. Pa lidhje fare vallai. Kot, fantazi për hir të fantazisë.
Rast frymezues per te kuptuar ....mosperkuljen dhe mosdorezimin para veshtiresive.... Ky mesa do...eshte she me gjak arbereshi,....pra gjak shqiptar !
Eh ja rast frymezimi ...dhe pasaniket e medhej ketu duken nese e ndihmojne,kete njeri te kultures e kurajoz per te ecur ne perpjekjet e tij, ne punen e tij qe ne mjaft raste eshte brilante !
Mosha vjen një moment që fantazinë e ul në nivelin e një vogëlushi... Është momenti kur fillon dhe fundi. Ajo që ngelet është pasioni për të vazhduar. Njeri I veçantë! Bravo!