Rreth 60 mijë vdekje nga Covid-19 janë regjistruar në spitalet e Kinës për një muaj

14 Janar 2023, 17:17Lifestyle TEMA

Rreth 60 mijë vdekje nga Covid-19 janë regjistruar në spitalet e

Thuajse 60 mijë vdekje të lidhura me Covid-19 janë raportuar nga Kina pas heqjes së kufizimeve që ishin vendosur për të frenuar përhapjen e virusit.

Sipas raportimeve, vdekjet janë regjistruar në spitale.

“Gjithsej 59,938 (vdekje) u regjistruan mes 8 dhjetorit 2022 dhe 12 janarit 2023,” u tha gazetarëve Jiao Yahui, një zyrtar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.

Ky numër nuk përfshin vdekjet jashtë objekteve mjekësore.

Lini një Përgjigje