Shpërthen motra e Georgina Rodriguez: Ajo është e poshtër, nuk më ndihmoi t'u blija fëmijëve të mi librat e shkollës

5 Dhjetor 2022, 12:07Lifestyle TEMA

Shpërthen motra e Georgina Rodriguez: Ajo është e poshtër,

Georgina Rodriguez duket se nuk ka marrëdhënie të mira me familjarët e saj, ku këtë herë, motra e saj Patricia ka bërë disa akuza të rënda për partneren e Cristiano Ronaldos në programin televiziv “Telecinco Socialite”, duke e akuzuar se është një gënjeshtare dhe e poshtër,


Patricia pretendon se Georgina nuk bën gjë tjetër veçse tallet me gjendjen e saj ekonomike.

“Kam dëgjuar shumë thashetheme për këtë brenda familjes. Asaj i vjen turp nga unë dhe qesh e gëzohet për gjendjen time aktuale ekonomike e cila nuk është mirë”, tha Patricia.

Patricia gjithashtu shtoi duke thënë se Georgina është e poshtër dhe njëri i keq. Përveç kësaj, ajo ka kërcënuar se do të nxjerrë informacione privatre për të.

“Unë nuk jam një person që i pëlqen konfrontimi apo zemërimi me të. Mendoj se duhet të flasim për atë që ka ndodhur dhe t’i japim fund kësaj situatë. Në asnjë moment nuk i kam kërkuar para Georginës, e vetmja gjë që bëra ishte të kërkoja ndihmë për fëmijët e mi.

Nuk dua para, i kam dhënë vetëm numrin e telefonit të shkollës që të kontaktojë me ta që të ndihmojë fëmijët e mi duke u blerë librat,” është shprehur motra e partneres së Cristiano Ronaldos. 

2 Komente

  1. S
    Sara

    s'ka faj Xhorxhina, je qekeni fis barbonash

    1. a
      anti25642654censurë

      a thu se i plasi kujt se sa e poshtër është xhorxhina që nuk të dha pare për fëmijët që ke pjellë ti,apo sa e poshtër je ti që kërkon që jot motër të mbajë pjellën tënde me paret e burrit të vet?? shkoni mor rracë e qelbur!! fëmijët i ke pjellë ti,ti duhet ti mbash!mos blej gjëra të shtrenjta për të shitur pordhë,por shiko e mbaj fëmijët e tu!!

      Lini një Përgjigje